Shoqëria VEGA sh.p.k. kërkon të punësojë Inxhinier Ndërtimi Kostoist.
Përshkrimi i punës:
Zbërthen koston preventive të objekteve dhe projekteve të ndryshme;
Ndjek dhe raporton në mënyrë periodike koston e objekteve dhe projekteve të ndryshme;
Përpilon në mënyrë periodike situacionet e punimeve, librezat e masave, ditarët e ndërtimit, etj;
Detyra të tjera të komunikuara nga drejtuesit e shoqërisë.
Kriteret dhe kualifikimet:
Të zotërojë diplomë universitare në inxhinierinë e ndërtimit;
Të ketë minimalisht 5 vjet eksperiencë në pozicionin e inxhinierit të ndërtimit të profilit kostoist;
Të zotëroje njohuri shumë të mira në hartimin e dokumentave të punës për sektorin e ndërtimit si: Preventive, Situacione, Grafikë Punimesh, Libreza Masash, etj.
Të ketë njohuri shumë të mira mbi materialet e ndërtimit;
Të ketë njohuri shumë të mira mbi makineritë e përdorura në sektorin e ndërtimit;
Të zotërojë shumë mirë programet kompjuterike Autocad, Sketchup, Microsoft Office.
Certifikimet, kualifikime të tjera dhe eksperienca e punës përbëjnë avantazh.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-ne me email në adresën: [email protected]
Apliko