Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Brand Manaxher

    Tirane, ofrohet vend pune Brand Manaxher
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Emërtimi i pozicionit: Brand Manaxher
    Departmenti: Marketing
    Raportim: Drejtorit të marketingut
    Përshkrim përmbledhës i punës: Analizon, zhvillon, mirëmban e kujdeset për pozicionimin e produktit në treg si dhe është përgjegjës për trategjitë e rritjes.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Nxjerr produktet e reja në treg apo produktet ekzistuese në tregjet të reja dhe inicion trajnime për stafin e shitjeve;
    Përgjegjës për dizenjimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të nevojshme për zhvillimin e imazhit të brandit;
    Planifikon, implementon dhe kontrollon programe për të rritur mundësinë e hyrjes në treg dhe përfitimit për një lloj të caktuar produkti/shërbimi;
    Kupton të gjitha aspektet operative përmes të cilave është i aftë të punojë në mënyrë efektive në grup si dhe në aspektet financiare dhe ligjore;
    Zhvillon strategjinë e cmimit të paketimit të produktit, duke analizuar konkurencën dhe të dhënat financiare në bashkëpunim me departamentin Komercial;
    Zhvillon planin e marketingut dhe seminare trajnuese për të bërë prezantimin e startegjisë së produktit dhe karakterit të tij;
    Inicion programet e integruara për marketingun që përfshijnë mbështetjen e komunitetit dhe organizatave të interesit të grupeve të vecanta.
    Kualifikim Profesional: Diplomë Universitare, Marketing ose Biznes
    Ekperienca Profesionale: 2-3 vjet eksperiencë në këtë pozicion;
    Aftësi dhe Cilesi:
    Aftësi shumë të mira organizuese, komunikuese dhe ndërpersonale;
    I aftë të organizojë punën duke përmbushur afatet;
    Të jetë i zhdërvjellët dhe me iniciativë;
    Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
    I gatshëm për të punuar në grup
    Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
    Të gjitha CV-tuaja mund t’i dergoni në adresën [email protected].
    Vetëm kantidatët që plotësojnë kushtet, do të kontaktohen.
     
    Apply
Working...
X