Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier/e Zyre | Balfin Construction

    Inxhinier/e Zyre | Balfin Construction
    Vlore

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Inxhinier/e Zyre
    Departamenti: Teknik
    Vendodhja: Vlora Marina,Vlorë
    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zyrës përgatit raporte të ndryshme të punimeve, asiston në mbajtjen e dokumentacionit të objektit si dhe në kontrollin dhe përgatitjen e situacioneve.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Mban korrespondencë me inxhinierët në zbatim dhe dokumenton informacionet e shkruara sipas fazave të punimeve;
    Përgatit ditarin e raportit të punimeve dhe raporton tek MD/PM, inxhinierët e kantierit dhe inxhinierët e tjerë të përfshirë në projekt;
    Përgatit situacionet mujore për punimet totale dhe progresive të kryera në objekt nga secili nënkontraktor, në bashkëpunim me inxhinierin e kantierit.
    Perditeson cdo muaj situacionin progresiv te punimeve te objektit, ne bashkepunim me Inxhinierin e Kostos, dhe mban ne kontroll buxhetin per cdo ze pune.
    Është përgjegjës për katalogizimin, standardizimin dhe arkivimin e dokumentacionit tekniko ligjor të kantierit;
    Është përgjegjës për sistemimin dhe standardizimin në share-point të të gjithë informacionit/dokumentacionit të objektit dhe kantierit;
    Kontrollon furnizimet (sasiore) që do përdoren në projekt dhe raporton tek MD/PM;
    Suporton në përgatitjen (sasiore) të preventivave për paketat e ndryshme prokuruese;
    Mban në vijimësi çdo historik dhe dokumenton minutat e takimeve dhe vendimet e marra;
    Suporton në përgatitjen e dosjeve të dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit që në fazat fillestare deri tek kolaudimi i objektit dhe mbylljes së dokumentacionit tekniko-financiar të objektit;
    Suporton në procesin e përgatitjes së dokumentacionit të kërkuar nga institucionet shtetërore
    si dhe ndjek komunikimin me institucionet sipas kërkesës së zyrës qendrore dhe PM;
    Detyra të tjera administrative, në lidhje me dokumentimin e informacioneve teknike që vijnë nga inxhinierët;
    Me kërkesë të Drejtuesit të Kantierit/PM suporton në leximin e projekteve, kryen nxjerrjen e informacioneve specifike dhe kryen verifikime në terren sipas kërkesave të proceseve të punës;
    Detyra administrative të Burimeve Njerëzore
    Përgatitja e orëve përmbledhëse të punës dhe të dhënave të tjera për stafin, dërgimi i prezencës së stafit në Departamentin e Burimeve Njerëzore;
    Evidentimi i lejeve vjetore të stafit, mungesave ditore, raporte etj;
    Përcjell tek stafi i kantierit rregulla ose udhëzime të ardhura nga Departamenti i Burimeve Njerëzore;
    Planifikimi i nevojave në kantier, hartimi i urdhër-kërkesave dhe ndjekja e miradministrimit të shpërndarjes së kancelarive;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Ndertimi ose Mjedisi
    Kualifikime të tjera:
    Të ketë kompetenca teknike të lidhura me punën;
    Të ketë eksperiencë pune të ngjashme 2-5 vite;
    Të ketë njohuri të mire të gjuhës Angleze;
    Aftësi shumë të mira në kontroll, organizim, raportim;
    Të ketë dëshirë për të implementuar gjëra të reja;
    Aftësi të mira komunikuese me shkrim dhe gojë;
    Njohuri të mira në paketën Microsoft Office, AutoCad si dhe programe të tjera të lidhura me punën;
    Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link:
    https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    Afati i dorëzimit: 17/05/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X