Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Operatore Shërbim Klienti (nëpërmjet telefonit)

    Operatore Shërbim Klienti (nëpërmjet telefonit)
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Operatore makinerie / fabrike
    Pozicioni: Operatore Shërbim Klienti
    (nëpërmjet telefonit)
    Tipi i punës: Kohë e plotë, i përhershëm
    Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
    Delta Pharma (https://deltapharma-al.com/) është kompania më inovative farmaceutike në vend, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.
    Qëllimi i pozicionit:
    Marrja përsipër e përgjegjësive për komunikimin gjithëpërfshirës me klientin për marrjen e porosive, njoftimin e ofertave, dëgjimin e ankesave apo kërkesave si dhe koordinimin me të gjitha strukturat e brendshme për zgjidhjen deri në shterim të problematikës së përcjellë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe ruajtja e gjithë normave të mirësjelljes dhe komunikimit me klientin në të gjitha rastet.
    Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
    - Të ketë përfunduar arsimin e lartë, të paktën nivelin ‘Bachelor’. Arsimi në fushat e biologjisë, kimisë, mjekësisë, infermierisë apo degë të tjera të ngjashme do të përbëjë avantazh.
    - Përvojë të mëparshme në shërbim klienti, mundësisht nëpërmjet telefonit.
    - Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse.
    - Person i kujdesshëm, i orientuar drejt përputhshmërisë dhe standardeve dhe me vëmendje ndaj detajeve.
    Procedura e aplikimit:
    Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek [email protected] dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar më shumë. Në zbatim të Ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtën e të dhënave personale”, aplikimi juaj do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply
Working...
X