Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Shërbimi Klienti


    Po kërkoni një mundësi për të ndërtuar karrierën tuaj në shitje dhe ju pëlqen të punoni me projekte kreative?

    FM Reklama është një kompani e cila operon në tregun e komunikimit vizual, reklamave, printimeve dixhitale dhe produkteve promocionale, po kërkon ti bashkohet ekipit të saj një person i përgjegjshëm dhe proaktiv në rolin Specialist/e Shërbimi Klienti.

    Ky pozicion është ideal për personat të cilët kanë aftesi të mira teknike dhe vizuale.

    Cili është roli i Specialistit të Shërbimit të Klientit?

    Kujdeset për klientët ekzistues si dhe identifikon klientë të rinj duke i ofruar informacionin e duhur për gamen e produkteve dhe shërbimeve që kompania ofron;Dëgjon me vëmendje kërkesën e klientit dhe jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme;Ofron informacionin e duhur duke i prezantuar klientit gamën e produkteve dhe shërbimeve në dispozicion;Negocion dhe mbyll shitjen duke arritur një marrëveshje me klientin;Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera duke ndjekur të gjitha proceset e punës deri në finalizimin e projektit;


    Edukimi: Të ketë përfunduar studimet e lart në degët: Inxhinieri (të ndryshme), Administrim Biznes, Marketing.


    Aftësitë që të bëjnë një kandidat/e ideal për këtë pozicion:

    Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbal dhe të shkruar);Aftësi shumë të mira analitike dhe vizuale si dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike;Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njëkohësisht.Person me integritet, i përkushtuar dhe fleksibël ndaj punës;Me dëshirë për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht në këtë industri.

    Kualifikime të tjera të rëndësishme:

    Njohuri të mira në përdorimin e paketës Office;Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze.Përbëjnë avanatazh kandidatët të cilët kanë njohuri rreth programeve financiare, CRM, ERP.


    Mos e humbisni këtë mundësi të shkëlqyer për të perfituar përvojë praktike dhe për të ndërtuar karrierën tuaj në një industri dinamike si ajo e komunikimit vizual! Apliko tani!

    Ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresen e emailit [email protected] brenda datës 31/01/2024. Për më shumë informacion kontaktoni në nr. e telefonit +355 67 200 5985
    AplikoWhatsApp
Working...
X