Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë, Njësia Ligjore dhe Përputhshmërisë

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Lartë, Njësia Ligjore dhe Përputhshmërisë
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Ofron këshilla / opinione ligjore si dhe intepreton dokumenta dhe informacione ligjore. Kryen mbrojtjen dhe përfaqësimin ligjor të rasteve në procese gjyqësore, mbikëqyr dhe ndjek ekzekutimin e çështjeve gjyqësore dhe këshillon respektivisht.
    Përgjegjësitë Kryesore
    Raporton respektivisht për shkallën dhe statusin e secilës cështje gjyqësore;
    Përpilon dhe rishikion kontrata, marrëveshje, politika/procedura të brendshme, prokura, autorizime etj sipas kërkesave dhe bazuar në proçedurat në fuqi, duke u siguruar që ato të jenë në përputhje me kërkesat statuore dhe ligjore;
    Propozon ndryshime dhe/ose përpilon proçedura bazuar në rezultatet e rishikimeve;
    Mban marrëdhënie me palë të treta si notere, avokate etj, të cilët mund të kontaktohen nga kompania;
    Zhvillon dhe ndjek cështjet e përputhshmërisë në institucion duke përfshirë, por pa u kufizuar cështjet e parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit (AML/FT), cështjet e mbrojtjes së të dhënave personale, përputhshmërinë me kuadrin ligjor dhe rregullartor të Bankës së Shqipërisë, Autoriteti të Mibkëqyrjes Financiare dhe institucioneve të tjera;
    Monitoron zbatimin e kërkesave të përputhshmërisë, procesin e KYC (know your customer), rregulloren e AML/FT;
    Shqyrton dhe vlerëson, nën perspektivën e parandalimit te mashtrimit, implikimet që mund të kenë produktet, aktivitetet, proçeset dhe sistemet e reja/përditësuara në profilin e riskut të kompanisë në mënyrë që të sigurojë mjaftueshmërinë e mekanizmave të kontrollit të brendshëm si dhe duke shmangur vakume ne procese;
    Siguron analiza risku në kuadër të AML/FT për kompaninë dhe produkte në kuadër të AML/FT.
    Përgatit raporte, materialet për raportim pranë Bankës së Shqipërisë, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, etj
    Merr pjesë në trainimin e stafit mbi AML/FT dhe parandalimin e mashtrimeve me kredi;

    Kërkesat për pozicionin:
    Preferohet 5 vjet eksperiencë në fushën përkatëse;
    Njohuri shumë të mira të rregulloreve ose ligjeve të Bankës së Shqipërisë përsa i përket subjekteve financiare jo banka;
    Njohuri shumë të mira të legjislacionit në fuqi;
    Aftësi shumë të mira komunikimi & negociimi;
    Shumë i/e përgjegjshëm, me vëmendje të mprehtë ndaj detajeve;
    Αftësi shumë të mira organizative.
    Diplomë universitare në Juridik.
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës 29 Prill 2025, në adresën e emailit [email protected]
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
     
    Apply

    noafin.al/jobs
Working...
X