Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune FINANCIER/E SENIOR

    Tirane, ofrohet vend pune FINANCIER/E SENIOR
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune FINANCIER/E SENIOR.
    DETYRAT KRYESORE:
    Regjistrimi i dokumentacionit në kontabilitet (Fatura, Arka, Banka), si dhe të kryejë ndjekjen e tyre.
    Përgatitja e Raporteve Periodike Financiare sipas udhëzimeve të Shefit të Financës.
    Mbajtja e gjëndjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve dhe të kryejë rakordimin me kontabilitetin.
    Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabël.
    Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, deklarimin e taksave/ TVSH-së, etj..
    Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat, QKB, Bankat etj.
    Menaxhimi i arkëtimeve dhe pagesave nëpërmjet sistemit bankar dhe arkës.
    Analiza të ardhurash dhe shpenzimesh.
    Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
    KRITERET KRYESORE:
    Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, në degën Finance-Kontabilitet.
    Të ketë njohuri të mira mbi programin financiar Navision ose një program të ngjashëm.
    Të zotërojë shumë mirë paketën Microsoft Office (niveli i avancuar është një avantazh).
    Të ketë mbi 10 vite përvojë pune, preferohet në industrinë e ndërtimit.
    Të ketë aftësi të mira për të punuar në grup.
    Të zotërojë gjuhën angleze në nivel shumë të mirë.
    APLIKIMI
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail: [email protected],
    ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 68 20 55 689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X