Royal Sh.p.k është një kompani me një eksperiencë mbi 20-vjecare në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore në të gjithë tregun vëndas. Ndër markat kryesore që kompania shpërndan, mund të përmendim:
Sterilgarda ,Tusce Mayonnaise,Akullore Sammontana,Akullore Royal etj.
Si pasojë e zgjerimit te vazhdueshëm në treg kompania jone është në kërkim të një stafi të ri dhe energjik
POZICIONI I OFRUAR : Koordinator (M/F) ne Departamentin e shitjes
Detyrat dhe pergjegjesite
Te regjistroje dokumentacionin ne program.
Te pergatise raportet periodike
Te mbaje marredheniet me klient/furnitor.
Te rakordoje me klient/furnitor.
Pergatitjen e dokumentacionit te faturimit per magazinat levizese dhe magazinen qendrore.
Rakordimin e veprimeve Hyrje-Dalje te disa prej aseteve qe kompania zoteron.
Pergatitje ne exel te materialeve te ndryshme
Pergatitjen e raportit ditore per proceset e puneve te kryera, sipas formatit te miratuar, etj.
Te kordinoje veprime dhe levizje te ndryshme brenda departamentit.
Kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet:
Te zoteroje Diplome Universitare, perparesi kane te diplomuarit ne nje nga deget e Fakultetit Ekonomik.(Menaxhim/Marketing)
Te kete njohuri shume te mira te programeve te paketes Microsoft Office si dhe te njohe FINANCA 5.
Te njohe gjuhen Italiane (perparesi gjuha Angleze).
Te kete eksperience 2 vjecare ne kete sektore
Dokumentat qe duhet te dergoje kandidati/ja :
Cv me foto e Kandidatit.
Certifikata te ndryshme nese zoteron.
Leter reference nga punedhenesi i meparshem nese disponon.
Pyetje Filtruese :
1- Perse jeni te interesuar per kete pozicion ?.........................................
2- Cili eshte vizjoni juaj per te ardhmen ? .............................................
3- Nese ky pozicion pune eshte i juaj sot dhe keni lirin te vendosni per zhvillimin e saj , cilat jane hapat qe do te ndermerni dhe pse?.............................................. .....................
4- Opsionale: Nese jeni konsumator i produkteve te kompanis Royal, cilin produkt konsumoni me shpesh ?................................................. ............
Te interesuarit te specifikojne pozicionin e deshiruar
Te interesuarit te dergojne CV-ne e tyre ne adresen e email-it : [email protected]
Ju lutemi percaktoni pozicionin e punes per te cilin aplikoni tek subjekti.
Transporti per ne pune mbulohet nga kompania.
Adresa e kompanise:
Km i 6-te i autostrades Tirane-Durres, (pa arritur tek Mbikalimi I Rinasit), Tirane
Apliko