Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Inxhinier IT

    kerkohet Inxhinier IT
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | ProgramimInxh. TelekomunikacioniIT Adminsitrim Rrjeti
    Përshkrimi​Agikons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Ne kuader te zhvillimit te saj Agikons po kerkon te punesoje Inxhinier IT.
    Detyrat​
    Instalimi, konfigurimi dhe mirëmbajtja e sistemeve dhe pajisjeve teknologjike, përfshirë serverat, rrjetin dhe harduerët.
    Monitorimi dhe mbështetje e infrastrukturës IT dhe aplikacioneve të përdorura nga kompania.
    Zgjidhja e problemeve dhe ofrimi i asistencës për përdoruesit e brendshëm në lidhje me çështjet teknologjike.
    Implementimi dhe menaxhimi i masave të sigurisë për mbrojtjen e të dhënave dhe infrastrukturës teknologjike.
    Rregullimi i sistemeve të kopjimit dhe rikuperimit të të dhënave për të siguruar që informacioni i rëndësishëm të jetë i mbrojtur.
    Bashkëpunimi me ekipet tjera (p.sh. zhvilluesit, menaxherët e projekteve) për të identifikuar mundësitë e përmirësimit dhe optimizimin e proceseve teknologjike.
    Përgatitja dhe implementimi i dokumentacionit teknik dhe udhëzuesve për përdoruesit.
    Pjesëmarrja në projekte teknologjike të reja dhe inovative, duke kontribuar në zbatimin dhe përsosjen e sistemeve IT.
    Kualifikimet​
    Diplomë në Inxhinieri Kompjuterike, Teknologji Informacioni, ose fushë të ngjashme.
    Eksperiencë të paktën 5 vjeçare në një pozicion të ngjashëm.
    Njohuri të thella në administrimin e sistemeve, rrjetit dhe sigurisë IT.
    Aftësi të shkëlqyera në diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
    Njohuri të platformave dhe mjeteve të përdorura për menaxhimin e rrjeteve dhe serverëve (p.sh. Linux, Windows Server, VMware, etj.).
    Njohuri të protokolleve të rrjetit (TCP/IP, DNS, DHCP, etj.) dhe sistemeve të bazave të të dhënave.
    Aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe punës në ekip.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar disa detyra njëherazi
    Shënime​Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X