Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Elektriçist

    Tirane, ofroj vend pune Elektriçist
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    6 Pallati me Shigjeta | Delijorgji



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Elektricist
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    RATECH shpk, është një kompani e cila operon në fushën e instalimit, integrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë, sistemeve elektrike dhe sistemeve IT.
    Në kuadër të zgjerimit të kompanisë, po kërkojmë 2(dy) persona për pozicionin e mëposhtëm:
    Pozicioni: Elektriçist
    Vendndodhja: Tiranë
    Posti i punës përfshin përgjegjësitë e mëposhtme por edhe detyra të tjera që mund të caktohen nga Administratori, Drejtuesi teknik ose Menaxheri i projektit në përputhje me rregullat e punës në fuqi.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Instalimi i pajisjeve elektrike dhe sistemeve të sigurisë;
    Riparimi dhe zëvendësimi i paisjeve sipas nevojës;
    Njohja dhe zbatimi i skemave të fuqisë dhe komandimit si dhe projektet elektrike.
    Siguron që punimet të kryhen në cilësinë e duhur dhe sipas standarteve të kompanisë;
    Jep alternativa, zgjedhje optimale për të zgjidhur problemet gjatë zbatimit;
    Aftësi për të kryer detyrën në mënyrë profesionale brenda Etikës dhe Termave të Përgjithshëm të Punës.
    Aftësitë dhe Kualifikimet:
    Të ketë përvojë të mëparshme pune me sistemet elektrike ose me sistemet e sigurisë;
    Te njohë dhe të përdorë mirë veglat e punës që përdoren gjatë instalimeve;
    Arsimi i mesëm ose i lartë teknik/elektrik perben avantazh dhe do të merret parasysh në pagën e kandidatit.
    Shënime:
    Ne ofrojmë paga konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet e kandidatëve, si edhe trajnim të vazhdueshem për sistemet dhe markat tona.
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, kontakto në numrin:+355696034573ose dërgo CV-në me email: [email protected].
    Shoqëria Ratech shpk përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 Për mbrojtjen e të dhënave personale” si dhe në Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”.
     
    Apply
Working...
X