Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes Turni




    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

    Përgjegjës Turni

    Përgjegjësia e këtij pozicioni është të organizojë dhe monitorojë aktivitetet e programuara brenda turnit si dhe të sugjerojë ndryshime në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuara të prodhimit në përputhje me proçedurat dhe politikat e CCBS si dhe të standarteve të cilësisë.

    Përgjegjësitë kryesore:

    Organizon personelin, monitoron aktivitetet e programuara brenda turnit, si dhe koordinohet me sektorët e mirëmbajtjes dhe cilësisë për të siguruar mbarëvajtjen e proçeseve të prodhimit në përputhje të plotë me proçedurat e aprovuara duke garantuar standartet e higjenës dhe GMP, për të siguruar një vend pune të pastër dhe të sigurtë.Siguron në çdo kohë zbatimin me rigorozitet të rregullave të Shëndetit dhe Sigurisë në punë dhe Sigurisë mjedisore nga i gjithë personeli nën varësi.Plotëson dhe dorëzon në kohë të dhënat statistikore të prodhimit, analizon shkaqet dhe mban përgjegjësi për skarcitetet e dala gjatë proçesit.

    Aftësitë dhe kualifikimet:
    ​Të ketë mbaruar arsimin e lartë, përbëjnë avantazh Degët Inxhinieri ose Shkenca të Natyrës.Të ketë minimumi 3 vjet eksperiencë në nje rol të ngjashëm, mundësisht në industri prodhimi pijesh.Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe të jetë i aftë për tu përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve.Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi.Të ketë aftësi në përdorimin e MS excel dhe Outlook.Të ketë njohuri të gjuhës italiane dhe/ose angleze.

    Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresën e-mail: [email protected] brenda datës 30 Janar 2024.

    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
    Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
    Apliko
Working...
X