Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Teknolog ushqimor


    Aiba Kompani Sha shpall vakant pozicionin e Teknologut Ushqimor
    Detyrat, kriteret dhe aftesite e kerkuara:

    Përgjegjës për planifikimin dhe zbatimin e planit të prodhimit.Planifikon dhe menaxhon të gjithë procesin e porosisë së lëndëve të para.Harton, zbaton dhe kontrollon procedurat e produktivitetit në procesin e prodhimit, duke përfshirë raporte dhe informacione të sakta për të marrë vendime strategjike në kompani.Përgjegjës për vendosjen dhe kontrollin e standarteve të cilësisë së produkteve.Përgjegjës për linjën e prodhimit në të gjitha hapat për të siguruar cilësinë e produkteve dhe zbatimin rigoroz të recepturave dhe standarteve të cilësisë dhe sigurisë.Përgjegjës për zbatimin e standarteve dhe ligjeve të sigurise dhe shëndetit në punë.Përgjegjës për zbatimin nga punonjësit të standarteve të kompanisë për cilesinë, produktitivitetin, mirëmbajtjen dhe sigurinë.Kontrollon nëse linja e prodhimit I përmbahet standarteve dhe procedurave dhe është në përputhje me kërkesat ligjore ne fuqi.Pergjegjës për kryerjen e analizave dhe kontrolleve të nevojshme për të plotësuar cdo standart dhe procedurë të kërkuara nga strukturat e brendshme të kompanisë si dhe autoritetet shtetërore.Përgjegjës për raportimin ne kohë dhe zgjidhjen e cdo problemi që ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë funksionimin e përditshëm të punës.Ndihmon në zhvillimin, vendosjen dhe monitorimin e të gjithë parametrave kyç të përpunimit dhe testimit për tu siguruar që materialet/produktet plotësojnë kërkesat dhe standartet.Orienton në vendosjen e procedurave /udhëzimeve të punës dhe dokumentacionit të kërkuar për të gjitha operacionet e prodhimit.Ndihmon që sistemet e sigurisë së kompanisë të zbatohen, mirembahen dhe përmirësohen vazhdimisht në përputhje me standartet ISSO/HACCP dhe certifikimet e tjera te kompanisë.Përgjegjës per organizimin dhe zbatimin e trajnimeve të ekipit të prodhimit.Raportim ditor, javor dhe mujor për departamentin e prodhimit.Diplomë universitare në "Kimi Ushqimore/Pergjithshme apo "“Teknologji ushqimore” Preferohet te kete eksperience pune te pakten mbi 3 vjet në industri ushqimoreI aftë të drejtoj njerëzit në varësi.Njohës i mirë i legjislacionit shqiptar për sigurinë ushqimore në prodhim.
    Të jetë njohës i mirë i programeve bazë të paketës OfficeTe jete njohes i mire i anglishtesTë karakterizohet nga integriteti dhe korrektësia në punë.
    Te interesuarit mund te paraqiten prane kompanise ose te dergojne CV ne adresen e emailit [email protected] si dhe [email protected]

    Apliko
Working...
X