Hybrid Center eshte Qendra e pare profesionale ne Shqiperi qe jep zgjidhje per - Hotele-Restorante, Bare, Vila, Komplekse, Qendra Biznesi etj, operon ne fushten e kondicionimit, paneleve fotovoltaike, kuzhinat profesionale, lavanderi, arredime hotelesh, pllaka, hidrosanitare, bojra etj
Hybrid Center si pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:
Punonjës Mirëmbajtjeje Elektro-Hidraulike
Roli dhe përgjegjësitë:
Kryen riparime të mëdha dhe të vogla sipas nevojave ditore;Riparon dhe mirëmban elemente të sistemeve elektrike dhe hidraulike për të garantuar një funksionim sa më të mirë të tyre;Kryen mirëmbajtjen e përgjithshme të sistemeve hidrosanitare të ndërtesave;Riparon dyer, bravat e tyre, rafte, sirtare dhe pajisje të tjera sipas nevojave;Inspekton pajisjet e kompanisë për problemet e mundshme dhe raporton problemet nëse ka;Mban evidencë rreth servisit të pajisjeve (elektrike, hidraulike, hidrosanitare etj);Kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme dhe të brendshme;Kryen edhe punë të tjera sipas nevojës dhe kërkesave të punëdhënësit;
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë të Shkollës së Mesme Profesionale. (Përbën avantazh Diploma e Shkollës së Lartë në degët Elektrike, Hidraulike ose Mekanike);Të kenë përvojë pune të mëparshme si mirëmbajtës.Te ketë aftësi të mira në përdorimin pajisteve elektrike dhe hidraulike.Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: [email protected] ose kontaktoni ne nr. +355674021523.
Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar.
Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar (ish Godina Emigres)
www.hybrid.al / www.globegroup.al
AplikoWhatsApp