SferaStudio është një nga studiot arkitekturore më aktive dhe inovative në Shqipëri.
Me zyrën e saj në Tiranë, por me projekte të shpërndara në të gjithë vendin,
SferaStudio ka një qasje unike në proçesin e projektimit arkitekturor,
urban dhe dizajnit të mjediseve akomoduese, duke e bërë atë një përvojë emocionale ndërvepruese dhe të pasur.
Studio po kërkon kandidatë potencialë për pozicionet vakante Arkitekt
Roli dhe përgjegjësitë:
Përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin korrekt të projektit në sipërfaqen ndërtimore për të cilën ka interes klienti,
duke kryer të gjitha fazat e punës arkitekturore përfshirë planifikimin, projektimin dhe mbikëqyrjen deri në përfundim të projektit.
Në mënyrë më specifike:
Punon drejtpërdrejt me klientin për të kuptuar kërkesat e tij të përgjithëshme në lidhje me projektin dhe vlerësimin e tyre me objektivitet për të vijuar më tej me zhvillimin e projekt-idesë në përputhje me kërkesat/nevojat e klientit, përdorimin e ndërtesës dhe ndikimin mjedisor.Harton dhe zhvillon projekt-idetë duke qëndruar brenda parametrave të hapësirës dhe buxhetit të klientit, si dhe realizon objektin e kontratës duke respektuar afatet kohore të parashikuara.Paraqet projekt-idenë e materializuar dhe të vizualizuar në 3DNese kerkohet, bën vizita në kantjer për të kontrolluar statusin e projektit dhe bashkëpunon me profesionistë të ndërtimit për detajet dhe mbarëvajtjen e projektit.Ndjek tendencat dhe përparimet arkitekturore dhe ofron zgjidhje proaktive dhe frymëzuese për të përmbushur kërkesat e klientëve.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Studentë ose të Diplomuar në specialitetet Arkitekturë, Interior Design, Urban Planning.Përbën avantazh eksperienca e mëparshme si në projekte komerciale & rezidenciale ashtu edhe dizajn të brendshëm.Të ketë vizion dhe kreativitet duke parë çdo mundësi që promovon inovacion.Aftësi shumë të mira komunikuese, koordinuese dhe inicjuese.I orientuar ndaj detajeve dhe i aftë të interpretojë specifikimet e projektit.Njohuri të gjuhës Angleze dhe/ose Italiane (përbën avantazh).Njohuri të paketës MSOffice si dhe programeve Autocad, Adobe Photoshop dhe/ose softuer të ngjashëm.Aftësi të mira në vizualizimin e ideve kreative në programe të cilat e mundësojnë këtë si: 3D Studio Max, SketchUp, Revit, etj.
Të interesuarit duhet të dërgojnë një kopje të CV-së në adresën [email protected]
ose të kontaktojnë në numrin celular 069 60 53034
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme do të kontaktohen.
* Studio siguron kandidatët se të dhënat personale të pranishme në CV-të e mbledhura përmes portalit online,
për pozicione të lira pune, do të trajtohen në përputhje me Ligjin 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, i ndryshuar.
AplikoWhatsApp