Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Dhoma Kombetare e Zejtarise kërkon Ekspert të fushës së ndërtimit dhe modifikimit të varkave

    Dhoma Kombetare e Zejtarise kërkon Ekspert të fushës së ndërtimit dhe modifikimit të varkave
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Vasil Shanto | Blloku Vilave Selite



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglishtitalishtgjermanisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Dhoma Kombëtare e Zejtarisë në kuadër të projektit ndërkufitar “Accessible Boat Tourism” CFCU/MNE/283 (18 mujor) mes Shqipërisë dhe Malit te Zi,
    kërkon Ekspert të fushës së ndërtimit dhe modifikimit të varkave i cili do të kryejë këto detyra:
    Hartimi i moduleve dhe trajnimin e artizanëve dhe zejtarëve për ndërtimin dhe modifikimin e varkave për të përmbushur kriterin e aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara
    Krijimin e kontakteve me operatorët turistikë dhe zejtarët dhe artizanët e zonës së qarkut Shkodër
    Të kryejë kërkime në këto fusha dhe vizita në terren
    Plotësim raporti periodik dhe përfundimtar për punën që kryen
    Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
    Të jetë diplomuar në Shkencat Inxhinierike, dizajnit të anijeve ose fusha të ngjashme
    Të ketë mbaruar studimet Master apo kualifikime të tjera
    Të ketë experiencë pune mbi 10 vjet në fushën e ndërtimit dhe modifikimit të varkave apo në projektet e BE
    Të zotërojë gjuhët e huaja Anglisht, Italisht, Gjermanisht në të folur dhe të shkruar
    Të zotërojë programet kompjuterike si paketa Office, Power Point, Publisher, Internet Explorer etj.
    Personat e interesuar mund të dërgojnë dokumentat në adresat : [email protected]
    ose dorazi në -Bulevardi Bajram Curri, godina dy katëshe Brenda ambienteve të DRAFP Nr.4 Tiranë,Shqipëri
    Aftati përfundimtar për plotësimin e dokumentave: 15 prill 2025.
    CV
    Letër Interesi
    Letër Reference nga punëdhënsi i mëparshëm
    Ofertën Financiare
    Personat e përzgjedhur do të njoftohen nga stafi i Dhomës Kombëtare të Zejtarisë
     
    Apply

    Dhoma Kombëtare e Zejtarisë
    Bulevardi Bajram Curri - Tirana / Albania
    [email protected]
Working...
X