Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Ndihmes/e Supervizues Tekniko-Ligjor

    kerkohet Ndihmes/e Supervizues Tekniko-Ligjor
    AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zvillimit të saj fton individë të kualifikuar të bashkohen në pozicionin: Ndihmes/e Supervizues Tekniko-Ligjor.
    Detyrat​
    Harton preventiva, libreza masash, analiza teknike cmimesh etj.
    Bashkëpunon me Ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij.
    Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.
    Kualifikimet​
    Diplomë në degen e Inxhinierisë së Ndërtimit me ose pa eksperience ose Diplome ne degen e Inxhinierise Ekonomike me eksperience pune te pakten 1 vit ne ndertim ose ne industrine e prodhimit.
    Të zotërojë mirë programin AUTOCAD, si dhe të ketë njohuri te mira të Paketës Office.
    Të ketë aftësi të mira komunikuese.
    Njohuri shumë të mira në leximin dhe kuptimin e projekteve.
    Te njohe manualet dhe analizat e cmimeve te zerave te ndertimit.
    Shënime​
    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons. Sh.P.K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X