Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Operator i linjës së paketimit

    Tirane, ofroj vend pune Operator i linjës së paketimit
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Vore | CityPark | Megatek



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Operatore makinerie / fabrike
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    PËRSHKRIMI
    Kategoria e punes: Prodhim
    Shoqeria SO CART sh.p.k., pjese e ALKOS Group, po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e punes Operator/punëtor fabrike & Operator i linjës së paketimit
    Rreth Rolit:
    Ne funksionin e prodhimit, operatoret/punetoret e fabrikes dhe të linjës së paketimit kryejnë procese të ndryshme në fabrikë. Operatorëve u caktohen detyra e përgjegjësi të lidhura ngushtë me linjën e paketimit e prodhimit komfort standardeve e objektivave që ndjek Shoqëria So Cart. Ushtrojnë rolin e tyre nën mbikqyrjen e plotë nga Menaxheri Prodhimit.
    DETYRAT
    Kryen me përgjegjësi të plotë të gjitha proceset e ngarkuara në linjën e paketimit;
    Për çdo proçes pune të kryer, plotëson fletë-urdhërin e të dhënave të prodhimit dhe kontrollit të cilësisë, komfort sistemit të informacionit të kompanisë, i cili lejon menaxhimin e proçesit të prodhimit në të gjitha aspektet e tij;
    Punon mjaftueshëm i organizuar duke siguruar në mënyrë të vazhdueshme menaxhim optimal të linjës së prodhimit;
    Përgatit një numër të caktuar kolish sipas udhëzimeve ditore e potencialit të linjës;
    Ndërmerr veprime të autorizuara nga menaxheri turnit, në ndryshimet e formatit me qëllim zbatimin e programeve të planifikuara për ciklin e linjës së prodhimit;
    Kujdeset që cilësia e produktit të përpunuar e përfunduar të jetë komfort specifikimeve dhe parametrave të kërkuar nga menaxherët e prodhimit dhe kontrollit të cilësisë (si p.sh. lloji i paketimit, vendosja e rripit, mbyllja e paketimit dhe qeseve, pamja e paketimit, etiketimi, paletizimi dhe mbështjellja, etj.)
    Kujdeset për mirëmbajtjen e mbetjeve gjatë proçesit normal të përpunimit;
    Kujdeset dhe monitoron sistemet e sigurisë të instaluara në të gjitha makineritë funksionale në linjën e paketimit.
    Kryeni punë të tjera, si vetë-mirëmbajtjeje e instalimeve apo pajisjeve kur është e nevojshme.
    Operacione të tjera ditore:
    Bashkëpunon me paletizuesit operatorët e tjerë të sistemimit për:
    Ndërrimin e mbështjellësve të filmit të paketimit dhe qeseve, shkarkimi i bobinave të përfunduara, zëvendësimin e tyre me bobina të reja, etj;
    Zbërthimin e paketimeve/qeseve të dëmtuara dhe rikuperimin e filmave të përshtatshëm për t'u vendosur sërish në linjën e paketimit;
    Njofton personat përgjegjës dhe kujdeset për dërgimin e mbetjeve të linjës së prodhimit në pikën e grumbullimit;
    Njofton menjëherë menaxherin e turnit për problemet që janë përtej përgjegjësive, aftësive të tij apo pengesat e ndryshme që mund të lindin gjatë proçesit të prodhimit;
    KUALIFIKIMET
    Të ketë mbaruar arsimin e mesëm profesional;
    Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme pune në role të ngjashëm, mundësisht në industri prodhimi ose përpunimi të kartonit/letrës;
    Të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë i aftë për t’u përshtatur shpejt ndaj ndryshimeve;
    Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
    Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive dhe pajisve industriale;
    Të jetë i aftë dhe i shkathët në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës;
    Fleksibël me oraret e punës;
    Transport i garantuar nga kompania.
    Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkese për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të cv në adresën e-mail [email protected]
    *Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"
    Cel. : 0697053354
     
    Apply

    WhatsApp

    ALKOS GROUP ALBANIA
    Import - Export, Distribucion
    Ad.: Rruga e Serave, Fshati Picar, Vorë, Tiranë
    (Autostrada Tiranë – Durrës KM12)
    Tel: +355 44 500 501
    Mob: +355 69 70 53 354
    E-mail: [email protected]
    Web: www.alkosgroup.al
Working...
X