Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Finance/Kontabilitet

    Tirane, ofroj vend pune Finance/Kontabilitet
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eKontabilitet | Audit
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    FINANCIER/E NË ZYRË KONTABILITETI
    ​Kompania “Balkans Capital” e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare për biznese dhe organizata vendase e të huaja, shpall të lirë pozicionin e punës: “Financier/e”
    Pozicioni: Financier/e
    Vendodhja: Rr “Brigada 8” ish-Blloku, Tirane
    Përmbledhja e Pozicionit: Finance/Kontabilitet: përgjegjës/e për menaxhimin e përditshëm të detyrave të tij/saj në përputhje me politikat e përgjithshme të kompanisë.
    ​DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
    Regjistrimi i faturave të blerjes, shitjes në sistemin e financës;
    Regjistrimi i veprimeve të arkës në sistemin e financës Bilanc;
    Kontrolli i saktësise së hedhjes së veprimeve me bankat dhe arkën në financë;
    Përgatitja e raporteve ditore të gjendjes dhe levizjes së fondeve në banka/arke;
    Rakordimi periodik i gjendjes së llogarive bankare me ato në kontabël;
    Mirëmbajtja e listës së aseteve të kompanisë, planeve të amortizimit dhe hedhjet e veprimeve regjistruese përkatëse në financë;
    Përgatit procesin e inventarit në fund të muajit dhe rakordon gjendjen kontabël me fizike;
    Kryen inventarin fizik të arkës periodikisht;
    Kontrolli i librave të blerjeve dhe shtijes
    Rakordim i palëve të treta;
    Deklarimet në sistemin tatimor online
    Asiston Hartimin e Pasqyrave Financiare
    Navigon sistemin self care
    Çdo detyrë tjeter që i përshtatet pozicionit të punës.
    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
    Diplomë në Degën Financë ose/dhe Kontabilitet,
    Duhet te kete patjeter eksperiencë të mëparshme në zyrë kontabiliteti (1-2 vjet);
    Aftësi shumë të mira të programeve financiare dhe paketës Office;
    Aftesi shumë të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
    Aftësi shumë të mira analitike, saktësi në kryerjen e detyrave;
    Aftësi shumë të mira kontrolluese dhe organizuese;
    Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur.
    Njohja e gjuhëve të huaja ( anglisht )
    Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] me subjekt “Financë - Aplikim pune"
    Afati i dorëzimit: 20/03/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply
Working...
X