Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune AUDITUES I BRENDSHËM

    Tirane, ofrohet vend pune AUDITUES I BRENDSHËM
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    NJOFTIM PËR VEND VAKANT - AUDITUES I BRENDSHËM
    INSIG JETË
    Pozicioni: Auditues/e
    Vendndodhja: Drejtoria e Përgjithshme
    Lloji i kontratës: Më kohë të plotë
    Afati i aplikimit: 28.03.2025
    Përshkrimi i Pozicionit:
    INSIG JETË është në kërkim të një Auditori të Brendshëm për të mbështetur dhe forcuar proceset e kontrollit të brendshëm, menaxhimit të riskut dhe përputhshmërisë me politikat dhe rregulloret e kompanisë. Ky rol është thelbësor për të garantuar funksionimin efektiv dhe të qëndrueshëm të kompanisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    • Të kryeje auditime të brendshme për të vlerësuar efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe përputhshmërinë me rregulloret e sigurimeve dhe ligjet përkatëse.
    • Të analizojë proceset financiare dhe operacionale për të identifikuar risqet dhe mangësitë.
    • Të hartojë raporte të detajuara të auditimit me rekomandime për përmirësimin e proceseve dhe reduktimin e risqeve.
    • Të ndihmojë në zhvillimin e politikave dhe procedurave të auditimit për të siguruar përmirësim të vazhdueshëm.
    • Të monitorojë zbatimin e rekomandimeve të dhëna dhe të raportojë progresin tek drejtiesit e lartë.
    • Të mbeshtesë menaxhimin e riskut duke identifikuar dhe vleresuar faktorët që mund të ndikojnë në qëndrueshmerinë financiare dhe operacionale të kompanisë.
    • Të sigurojë që veprimet dhe proceset e kompanisë janë në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe rregulloret e industrisë së sigurimeve.
    • Të bashkepunojë me audituesit e jashtëm dhe organet rregullatore kur është e nevojshme.
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
    • Të ketë diplomë universitare në shkencat ekonomike ( përbën avantazh diplomë e nivelit të dytë në fushën e auditimit ).
    • Eksperienca e punës në një kompani auditimi apo sektorin e sigurimeve është një avantazh,
    Të ketë kryer specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me fushën e auditimit (përbën avantazh).
    • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
    • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe vëmendje ndaj detajeve.
    • Të ketë njohuri shumë të mira teorike e praktike në përdorimin e kompjuterit, paketës Microsoft Office, programeve financiare etj.
    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative.
    • Të dije të ruajë konfidencialitetin dhe të ketë integritet dhe etikë të lartë profesionale.
    Si të Aplikoni:
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në adresën e emailit [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
    Cel. : +355694040477
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X