Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofrohet vend pune Shofer

    Durres, ofrohet vend pune Shofer
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shofer
    AlbGroup është një organizatë që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vjetë eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme, Albpastrim, Albsolution, Albacademy dhe Hotel Partner, operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.
    Për arsye të zgjerimit të aktivitetit tonë në Albpastrim, jemi duke kërkuar një Shofer të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për të transportuar stafin e shërbimit në vendet e punës dhe për t’i ndihmuar ata kur është e nevojshme.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    Transportim i stafit të pastrimit në destinacionet e caktuara sipas orareve të punës;
    Ndihmë ndaj stafit të pastrimit me pajisjet dhe materialet e punës, sipas nevojës;
    Mbajtja e automjeti në gjendje të pastër dhe të mirë teknike dhe rinovimi i dokumentave brenda afatit;
    Respektim i rregullave të qarkullimit rrugor dhe udhëzimeve të kompanisë për sigurinë në punë;
    Mbajtja e një komunikimi të mirë me stafin dhe menaxhmentin për koordinimin e transportit dhe nevojave të punës.
    Kërkesat:
    Minimalisht diplomë e arsimit të mesëm;
    Leje drejtimi e kategorisë B;
    Eksperiencë e mëparshme te pakten dy vjetë si shofer.
    Përgjegjshmëri dhe aftësi të mira komunikimi për menaxhimin e kohës.
    Njohje e terrenit dhe aftësi të mira të menaxhimit të kohës.
    Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected] .
    *Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply
Working...
X