Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Specialist/e Prokurimit Publik

    kerkohet Specialist/e Prokurimit Publik
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Agi Kons sh.p.k është kompani ndërtimi prej më shumë se 20 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agi Kons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurt, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Kompania kërkon të punësojë kandidatë të kualifikuar në pozicionin: Specialist/e për prokurimet publike.
    Detyrat​
    Të mbajë të azhornuara dhe të sistemuara të gjitha dokumentat e nevojshme për pjesëmarrje në tenderat publikë
    Të shtojë staf, mjete, licenca që janë të nevojshme për pjesëmarrjen në tendera publikë, duke bashkëpunuar me sektorët e tjerë.
    Të marrë pjesë në tenderat publike që do të përzgjidhen nga drejtimi për të marrë pjesë.
    Të kontrollojë dhe filtrojë sipas filtrave të përcaktuar të gjitha procedurat që shpallen në të gjitha faqet e publikimit të punëve në ndërtim, duke përfshirë faqet e organizatave ndërkombëtare etj.
    Të përgatisë ankesat, kërkesat për sqarime, dhe të gjitha dokumentat e tjerë të nevojshëm për cdo procedurë prokurimi ku do të meret pjesë.
    Të kryejë dhe bashkërendojë punë kërkimore, analizë dhe këshillim, opinion ligjor dhe procesin administrativ, në të gjitha cështjet ligjore përgjatë implementimit të kontratave publike.
    Monitoron dhe rishikon aktivitetin e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat dhe kontrolli përkatës të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjësit e varësisë. Siguron që punonjësit të jenë plotësisht në përputhje me procedurat e aplikueshme të prokurimit.
    Të përfaqësoj shoqërinë pranë insitucioneve administrative dhe autoritetit kontraktor, ndjekjen e procedurave ligjore, ankimeve dhe korrespondencës zyrtare me autoritete shtetërore për cështje të caktuar ligjore të projektit përkatës.
    Përgjegjës për hartimin e marrëveshjeve me institucione të tjera brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për kontrata të ndryshme prokurimi.
    Kryen dhe bashkërendon punë kërkimore, analizë, këshillim, opinion ligjor mbi prokurimet publike, koncesionet, shoqëritë e përkohshme, licensat, certifkimet, autorizimet dhe ceritifikimeve.
    Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin ligjor për çdo risk të hasur.
    Siguron që administrimi dhe arkivimi i të dhënave dhe dokumentacionit të Sektorit të jetë në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit financiar, teknik dhe ligjor.
    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar Arsimin e lartë dega Juridik dhe të ketë mbi 1 vit eksperience pune në këtë fushë.
    Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete
    Aftësi të shkëlqyera analitike, dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet
    Aftësi për të punuar në grup dhe për të marë iniciativë
    Të njohë shumë mirë të Drejtën Administrative, Legjislacionin për Prokurimet dhe Koncesionet, Legjislacionin për Licencat dhe Certifikimet.
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe të sistemit online E–Albania.
    Të ketë nivel të mirë të anglishtes.
    Shënime​Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons. Sh.P.K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
     
    Apply

    WhatsApp

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X