Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Gjeodet

    Inxhinier Gjeodet
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriTopografi | Gjeodezi
    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Inxhinier Gjeodet (Infrastrukturë)
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Farkë, Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave për hartimin e rilevimeve topografike speciale që kërkojnë mjete dhe organizim të veçantë, punimeve top gjeodezike në objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike, rrjetë mbështetëse si dhe përpunime volumesh.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Kontrollon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike;
    Rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme;
    Ndjekjen e punimeve të ndërtimit nga afër duke dhënë kuotat e kërkuara nga projekti;
    Realizon azhurnime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute;
    Përgatitjen e dokumentacionit pas ndërtimit (as-built);
    Llogaritje dhe krahasime volumesh;
    Kontroll dhe përgatitje e situacioneve.

    Edukimi: Të zotërojë diplomë Master, dega Gjeodezi.

    Kualifikime të tjera:
    Eksperiencë 3-vjeçare në industri të njëjtë;
    Diplome në inxhinieri, preferohen kualifikime specifike për pozicionin;
    Eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
    Vendimmarrës dhe me personalitet të fortë;
    Njohje shume e mirë e standardeve të sigurisë dhe shëndetit në punë;
    Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike (AutoCad Civil 3D,CAD, EXCEL);
    Të punojë me Total Station & GPS;
    Aftësi për të evidentuar dhe raportuar problemet;
    Natyrë energjike dhe me iniciativë;
    Njohje shumë e mirë e legjislacionit të urbanistikës;
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Aftësi të mira komunikuese dhe shprehje e qartë e ideve dhe zgjidhjeve;
    Aftësi për të punuar në skuadër.

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:
    https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
    Afati i dorëzimit: 10/03/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X