Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Jurist

    Tirane, ofrohet vend pune Jurist
    Tirane

    Shoqëria “VEGA Sh.p.k”, një ndër shoqërite lider në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, zhvillon aktivitetin në: ndërtime detare, infrastrukturore, hidrocentrale, ndërtime civile, industriale, etj. Në kuadrin e zgjerimit të saj është në kërkim : Jurist/e.
    Roli dhe Përgjegjësitë:
    • Përgatitja dhe rishikimi i kontratave dhe marrëveshjeve të ndërtimit, duke siguruar përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret përkatëse.
    • Mbrojtja e interesave të kompanisë në proceset gjyqësore, arbitrazh dhe çështje të tjera ligjore.
    • Sigurimi që të gjitha projektet dhe aktivitetet e ndërtimit të jenë të përputhshme me ligjet e Shqipërisë dhe kërkesat rregullatore.
    • Ofrimi i këshillave ligjore për çështje të ndryshme të lidhura me ndërtimin, punën dhe sigurinë në kantieret e ndërtimit.
    • Hartimi dhe miratimi i urdhërave të punës për çdo fazë të projektit të ndërtimit.
    • Përgatitja e Dokumenteve perkatese per Tender .
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
    • Diplomë Universitare në Fakultetin e Drejtësisë.
    • Njohuri të mira mbi procedurat e ekzekutimit, gjykatave, hipotekës dhe QKB-së.
    • Aftësi të mira në komunikimin me shkrim dhe verbal.
    • Aftësi për të komunikuar me njerëzit.
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze me shkrim dhe me gojë.
    • Njohuri të mira të programeve bazë të Microsoft Office.
    • Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur, organizim, kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të marrë përgjegjësi.
    Shenime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] ose ne whatsapp + 355 69 70 50 917
    * Të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë një periudhë prove një mujore.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X