Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialiste Finance / Account

    Specialiste Finance / Account
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Specialiste Finance / Account​
    VAS GROUP i themeluar në vitin 1994 operon në të 11 vendet e Ballkanit duke ofruar shërbime nga A në Z, përfshirë “meet & greet”, transferta në aeroport, autobus në dispozicion, guida eskortë, hotele, restorante, muze, atraksione të veçanta, etj.
    Aktualisht jemi në kërkim të personave energjikë për t’iu bashkuar ekipit tone në rritje, në pozicionin e mëposhtëm:
    Specialiste Finance/Account - Departamenti i Financës
    Funksionet kryesore të pozicionit të punës* (duke listuar fillimisht më të rëndësishmet):
    Menaxhimi financiar i veprimtarise se departamentit;
    Bashkëpunimi me menaxhmentin për të mbledhur dhe analizuar informacionin financiar;
    Kontrolli i balancave me furnitoret dhe klientet;
    Përgatitja e planeve te pagesave te furnitoreve;
    Vlerësimi i strukturave të kostos dhe rrjedhave të të ardhurave;
    Rekomandimi i zgjidhjeve për të ulur shpenzimet, për të rritur të ardhurat dhe për të maksimizuar efikasitetin;
    Dokumentimi i proceseve financiare dhe paraqitja e raporteve sipas kerkeses;
    Mbajtja e informacionit mbi kërkesat rregullatore dhe praktikat më të mira në menaxhimin financiar;
    Rregjistrimi i faturave të shitjes dhe të blerjes në sistemin financiar për çdo ditë;
    Kualifikimet:
    Edukimi: Diplomë Universitare, dega Financë;
    Kritere te vecanta
    Aftesi te mira analitike;
    Aftësi të mira organizative dhe komunikimi (me klientet dhe furnitoret);
    Njohje dhe zoterim i i mire i sistemeve financiare (preferohet NAVISION);
    Njohje dhe zotërim i mirë i gjuhës Angleze;
    Ju lutem dërgoni me email dokumentet tuaja të aplikimit në adresën [email protected] duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikoni .
    Afati i fundit për aplikim është data 28 Shkurt, 2025.
    Vetëm kandidatët e kualifikuar do të kontaktohen.
     
    Apply
Working...
X