PërshkrimiAGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Asistente Operacionale
DetyratRealizon mirëpritjen dhe delegimin e klientëve sipas departamenteve që kanë takime, sipas procedurave dhe standardeve të vendosura nga kompania.Ndjek problemet me telefon për sektoret e tjerë të kompanisë brenda dhe jashtë rezidencës. Menaxhon informacionet e përditshme, telefonin, kontrollon email-in dhe bën delegimin e email-eve tek personat përkates.Rakordim me Operacionet për itineraret e Furnitoreve dhe nxjerrja e çdo destinacioni me aplikacionin GPS.Mbajtja e blloqeve të Urdhër-Daljeve në shpërndarjen e kancelarisë sipas cdo Departamenti dhe hedhja e tyra në tabelë exeli në mënyre sistematike.Asistence për punet e dhëna nga Menaxheret e Projekteve & Departamentit të Transporteve.Fotokopjet, skanimet, printimet të jenë të përfunduara deri në deadline e percaktuar nga Menaxheri i Projektit të secilit Objekt.Asistence për punët e dhëna nga Burimet Njerëzore.Ndjek mbledhjen e regjistrave të instruktimeve teknike për objektet në të cilat punohet dhe së bashku me përgjegjesin teknik bën tabelën finale për dorëzimet dhe sigurohet që të gjitha objektet janë dorëzuar.Skanon intruktimet për çdo muaj dhe i kalon në folderin dixhital.Bën furnizimet me kancelari për llogari të shoqërisë dhe bën shpërndarjen tek stafi sipas kërkesave.Asistencë për punët e dhëna nga CEO.Realizim i detyrave të tjera administrative të nevojshme për mbarvajtjen e proçeseve të punës.
Kualifikimet Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë për Drejtësi, Shkenca Sociale, Ekonomike.Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze. Preferohen kandidate me eksperiencë të ngjashme pune. Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.Të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
ShënimeAplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresën: [email protected]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Apliko