Kompania MEGATEK po kërkon nje punonjës për Departamentin e Shitjeve me Shumice:
Perfaqesues Rajonal Shitjesh HoReCa
Detyrat dhe përgjegjësitë
Vendos dhe mban kontakte me bizneset private që operojnë në zonën gjeografike që ka nën përgjegjësi si dhe me bizneset e tjera në zhvillim.Komunikon dhe prezanton gjithë produktet dhe shërbimet e Megatek-ut tek klientela në zonën që ka nën përgjegjësi.
Identifikon, shqyrton dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.Kontribuon në zgjidhje problemesh duke ofruar zgjedhje të ndryshme.Kryen vizita dhe kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe thirrjet telefonike) me gjithë bizneset private dhe filialet e tyre.Siguron informacion të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për klientët e tij mbi produktet e reja dhe shërbimet e Megatek-ut .Ruan njohuri të plotë dhe të thellë për gjithë klientët që janë në përgjegjësinë e tij.Identifikon gjithë kompanitë ekzistuese konkurrente si dhe strukturën e tyre dhe monitoron së afërmi lëvizjet, produktet, çmimet dhe efektshmërinë e shërbimeve të tyre.Garanton raportim në kohën e duhur dhe me saktësi tek Supervizori i tij ose departamentet e tjera respektive në rast të shfaqjes
së ndonjë problemi lidhur me ndonjë nga klientët e tij dhe monitoron së afërmi progresin e duhur deri në një zgjidhje finale.Përgatit dhe paraqet në mënyrë të përditshme, periodike dhe sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientelën e mbuluar për sektorin privat të zonës ku ai është përgjegjës
duke përfshirë propozime për veprime, lëvizje apo hapa që duhen ndërmarrë për përmirësimin e rezultateve të arritura.Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
Kriteret mininale
Edukimi: Preferohet Diplomë Universitare në Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme
Eksperiencë pune:Të paktën 2 vjet përvojë pune në shitje.
Aftësi gjuhësore : Preferohet te kete njohuri te gjuhes angleze.
Aftësi kompjuterike: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Aftësi të tjera:
- Aftësi shume te mira në prezantim dhe komunikim
- Aftësi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
- Aftësi shume te mira per te negociuar
- Aftësi për tu përshtatur shpejt me situata të reja
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni:
CV e detajuar
1. Me e-mail: [email protected] ose kontakt 0696082318
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
AplikoWhatsApp