Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes
    Tirane

    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Qendrën e Biznesit në pozicionin:
    Menaxher i Marrëdhënieve me Klientët Biznes​
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Realizimin e objektivave të biznesit duke mirëmbajtur dhe rritur një portofol cilësor klientësh biznesi per fashën e Biznesit të Mesëm. Vlerësimi i klientit në tërësi në mënyrë që të krijojë një bashkëpunim afatgjatë me bankën si partner financiar dhe për të gjitha nevojat financiare që ai ka ti drejtohet bankës sonë si zgjedhjen e vetme. Ti shërbejë shpejt dhe me profesionalizëm këtyre klientëve për të siguruar një marrëdhënie afatgjatë dhe me përfitueshmëri për bankën. Të ketë iniciativë dhe të sugjerojë ndryshime në proçeset e kreditimit dhe shitjes për të siguruar një shërbim efiçent dhe cilësor.
    Përgjegjësitë Kryesore:
    Identifikon dhe përthith klientë të rinj për bankën, në mënyrë autonome dhe në bashkëpunim me drejtorët e degëve të Tiranës.
    Identifikon dhe kupton nevojat e klientëve me qëllim krijimin e një marrëdhënie afatgjatë bashkëpunimi.
    Ofron një paketë të plotë shërbimesh bankare (e-banking, transferta, paga etj) në mënyrë që marrëdhënia e tyre me bankën të jetë sa më e ngushtë duke gjetur çdo shërbim që plotëson nevojën dhe me një përfitueshmëri më të madhe.
    Punon në mënyrë të pavarur në përzgjedhjen e klientëve,targetimin dhe analizimin e situatës financiare për të dalë në një propozim të qartë për klientin.
    Kryen analizat kreditore për klientët që do të afrohen në të ardhmen në Bankë në mënyrë sa më cilësore dhe objektive në mënyrë që të minimizohet risku kreditor kundrejt Bankës.
    Rishikon analizat kreditore të klientëve që ka në portofol minimumi një herë në vit, në mënyrë që të shmangen problemet që mund të ketë Banka me këta klientë në të ardhmen.
    Ndjek klientët kreditorë që ka në portofol dhe në rastet kur këta klientë shfaqin probleme në pagesat e kësteve apo interesave siguron gjetjen e një zgjidhje/këshillimi për të kapërcyer vështirësinë në pagesën e kredisë.
    Përgjegjës për përmirësimin e shërbimit kundrejt biznesit në ato raste ku është e nevojshme në mënyrë që klientët të gjejnë në Bankë një shërbim cilësor dhe të pranueshëm.

    Profili individual:
    Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, ose fusha te ngjashme;
    Eksperiencë pune minimumi 1 vit në një pozicion të ngjashëm.
    Aftësi shumë të mira në shitje dhe negocim. Të jetë një person dinamik dhe i/e aftë për të identifikuar klientë potencialë.
    Të ketë aftësi shumë të mira analitike, gjykim kritik dhe aftësi vendimmarrje, aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëveprimi.
    Të ketë ambicie dhe dëshirë të mësojë dhe të zhvillohet profesionalisht.
    Njohje të thellë të produkteve/shërbimeve bankare.
    Njohuri mjaft të mira të programeve kompjuterike MS Office.
    Njohuri të mira të Gjuhës Angleze.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 24 Shkurt 2025:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X