Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Junior/Specialist i Kontabilitetit

    Tirane, ofroj vend pune Junior/Specialist i Kontabilitetit
    Tirane

    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Departamentin e Kontabilitetit në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
    Junior/Specialist i Kontabilitetit​
    Përgjegjësitë kryesore të punës:
    Përgjëgjës për kryerjen e rregjistrimeve kontabël në përputhje me:
    Formën dhe përmbajtjen e përcaktuar në ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”;
    Metodologjinë e Raportimit dhe Përmbajtjes së Raporteve Financiare;
    Procedurat e Departamentit te Kontabilitetit.
    Përgjëgjës për kryerjen e kontrolleve të llogarive kontabël bazuar në sistemet e kontrollit të përcaktuara në procedurat e Departamentit te Kontabilitetit.
    Përgjëgjës për kryerjen e raportimeve te sakta dhe sipas afateve te percaktuara si ato rregullatore, ligjore, apo interne.
    Kërkesat e profilit:
    Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik;
    Eksperiencë pune në fushën e Kontabilitetit përbën avantazh;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
    Të zotërojë paketën MS Office;
    Njohuri të mira të kontabilitetit bankar dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit;
    Aftësi për të punuar shpejt dhe saktë, i/e pavarur si dhe i/e vëmëndshëm ndaj detajeve;
    I aftë të punojë në skuadër;
    Të veprojë me integritet dhe i/e aftë të ndërtojë marrëdhenie konstruktive me njerëzit.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 24 Shkurt 2025
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X