Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    STORE MANAGER for SINSAY 📍 TIRANE

    STORE MANAGER for SINSAY 📍 TIRANE
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim | Administrim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Zgjidhni një Karrierë Ndërkombëtare me LPP S.A – Pjesë e Një Ekipi Global!
    LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.
    Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizejnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh
    që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.
    Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në më shumë se 40 vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Europën,
    Azinë dhe Lindjen e Mesme.
    Ne po hapemi edhe në Shqipëri, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë sonë janë punonjësit, ndaj te ftojmë, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!
    STORE MANAGER for SINSAY
    Vendodhja: Tiranë
    Shqipëri​
    Marka SINSAY është e para që hapet në tregun Shqiptar dhe LPP ALBANIA është në kërkim të STORE MANAGER/ MENAXHER DYQANI
    per dyqanet tona ne Tiranë, për tu bashkuar me ekipin tonë
    Përgjegjësitë:
    Përgjegjës direkt për të gjithë mbarëvajtjen e dyqanit, menaxhimin e stafit, detyrave dhe pikë kryesore referimi për punonjesit.
    Përmbushja e qëllimeve të shitjes dhe sigurimi i kënaqësisë së klientëve përmes shërbimit cilësor.
    Mbajtja e standardeve vizuale dhe kushteve të jashtëzakonshme në dyqan.
    Zgjidhja e çështjeve të klientëve dhe përmbushja e administrimit sipas politikave dhe procedurave.
    Rekrutimi, trajnimi dhe motivimi i stafit, duke ofruar mentorim dhe feedback.
    Menaxhimi i orareve dhe organizimi i përgjegjësive ditore, javore dhe mujore
    Pritshmërite tona:
    Përvojë në menaxhimin e ekipit
    Diplomë e shkollës së mesme.
    Përvojë në një rol të ngjashëm në industrinë e tekstileve ose Retail.
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe menaxhim të ekipeve.
    Aftësi organizative për përcaktimin e prioriteteve dhe qëllimeve.
    Njohuri të avancuara në MS Office dhe komunikim i mirë në gjuhën angleze
    Cfarë ju ofrojmë:
    Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
    Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
    Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
    Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë
    Voucher me produkte për çdo sezon
    Produktet e Sinsay për çdo sezon
    Mjedisi dinamik të punës
    Makinë kompanie në dispozicion
    Hybrid work
    Si të Aplikoni?
    Dërgoni aplikimin/ CV-në tuaj me Subjekt STORE MANAGER dhe qytetin ku po aplikoni në [email protected]
    Psh: STORE MANAGER, Tirane
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë.
     
    Apply
Working...
X