Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Njoftim Punesimi - Vlerësues i Pasurive të Luajtshme

    Njoftim Punesimi - Vlerësues i Pasurive të Luajtshme
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Mekanike | Mekatronik
    NJOFTIM PUNËSIMI​
    Fondi BESA sh.a Institucion Financiar Jobanke, shpall konkurimin për vënd të lirë punë në pozicionin Vlerësues i Pasurive të Luajtshme, për Zyrën Qëndrore.
    Kërkesat kryesore për kandidatët për këtë pozicion janë:
    Të ketë diplomë të shkollës së lartë, preferohet Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike;
    Të jetë i pajisur me Liçencë për vlerësimin e pasurive të luajtshme (do të merren në konsideratë edhe kandidatët të cilët kanë çertifikatë të kursit të vlerësimit të linjave teknologjike makineri e pajisje);
    Të ketë eksperiencë në vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj;
    Preferohet të ketë eksperienca të mëparshme në vlerësimin e kredive bankare;
    Detyrat kryesore për të cilat do të jetë përgjegjës:
    Përgatit vlerësimin dhe hartimin e raporteve për pasuritë e luajtshme të të gjitha llojeve duke përfshirë pajisjet e biznesit, automjetet, makinëritë, linjat, teknologjike etj për kredidhënie;
    Dhënia e asistencës ligjore për departamentet dhe degët rajonale për probleme që lidhen më vlerësimin e pasurive te luajtshme për kredidhënie;
    Bën vlerësimin e Raporteve të Vlerësimit të pasurive të luajtshme të dërguara nga shërbimi Përmbarimor për pasuritë e luajtshme;
    Përgatit përgjigjet ose sqarimet e nevojshme për kërkesa, ankesa apo shkresa të tjera që vijnë në adresë të Shoqërisë në lidhje me pasuritë e luajtshme;
    Bashkëpunon me Departamentet e tjera në lidhje me llogaritjen e vlerës aktuale (amortizimit) të kolateralit të bllokuar nga klientët në favor të Fondit Besa për kreditë e marra;
    Realizon detyra të tjera kurdoherë që kërkohen nga supervizorët;
    Të gjithë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mëposhtme:
    Kërkesë për punësim;
    Curriculum Vitae;
    Fotokopje të Diplomës Universitare të shoqëruar më listë notash;
    Dëshmi të ndryshmë kualifikimi;
    Licenca për vlerësim të pasurive te luajtshme në fushën “Linja teknologjike dhe makineri” ose çertifikatë të kursit të vlerësimit në fushën “Linja teknologjike dhe makineri”)
    Referencë punë nga punëdhënësi i fundit;
    Fotografi (1 copë)
    Dokumentacioni i kërkuar të dërgohet me email brënda datës 7 Shkurt 2025 në adresën tonë zyrtare të Institucionit sa më poshtë:
    - [email protected]
    Për çdo informacion tjetër mund të vizitoni faqen tonë zyrtarë në internet : www.fondibesa.com.
     
    Apply

    Str: “ “Dritan Hoxha”, Laprake, Tirane
    (+355) (4) 2253841 / (+355) (4) 2253836
    [email protected] | www.fondibesa.com
Working...
X