Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist për Identifikimin e Klientëve të Rinj

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist për Identifikimin e Klientëve të Rinj
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    EPPC Albania për klientin e saj, kërkon një Specialist për Identifikimin e Klientëve të Rinj.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Identifikimi i segmenteve të tregut me potencial të lartë për zhvillimin e biznesit, duke përdorur burime të dhënash dhe analiza statistikore;
    Analizimi i trendeve të industrisë dhe lëvizjeve të konkurrentëve për të sugjeruar strategji inovative;
    Mbledhja e informacioneve të sakta mbi klientët potencialë, përmes intervistave fillestare, rrjeteve profesionale dhe platformave digjitale, duke përfshirë të dhëna specifike mbi biznesin dhe kontaktet kyç;
    Organizimi dhe pjesëmarrja në takime fillestare për ndërtimin e një rrjeti të fortë kontaktesh;
    Mbledhja e informacionit mbi produktet, çmimet dhe strategjitë promocionale të konkurrentëve;
    Raportimi tek Supervizori mbi ndryshimet në treg dhe mundësitë për diferencim;
    Përpilimi i raporteve javore të detajuara mbi aktivitetet dhe rezultatet e arritura, duke ndjekur një format standard që do të përfshijë pikat kryesore si numri i klientëve të identifikuar, përparimi në negociata dhe sfidat kryesore të hasura;
    Rekomandimi i strategjive të reja për ndërtimin e marrëdhënieve me klientët potencialë;
    Shitja aktive e shërbimeve kryesore të kompanisë;
    Pjesëmarrja në takime për të prezantuar produktet dhe shërbimet e kompanisë;
    Sigurimi i një përvoje pozitive dhe profesionale për klientët potencialë.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme;
    Minimumi 1-2 vite përvojë në shitje ose hulumtim tregu;
    Njohuri të avancuara në mjete CRM dhe analiza tregu;
    Aftësi të forta komunikimi, negoiciuese dhe ndërtimi të marrëdhënieve profesionale;
    Disponueshmëri për udhëtime brenda vendit.
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun që vijon:

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
     
    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X