Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist i Njesise se Kontrollit te Kredive per Kredite Retail

    Specialist i Njesise se Kontrollit te Kredive per Kredite Retail
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eFinance-Specialist | Banke / Sigurime
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 130,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 100 miliard Lekë asete.
    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e binzesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.
    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Njesine e Kontrollit te Kredive në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë, në pozicionin:
    Specialist i Njesise se Kontrollit te Kredive per Kredite Retail
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Monitoron permbushjen e kerkesave te kuadrit rregullativ te brendshem per procesin e kredidhenies ne Banke per klientët individe.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Kontrollon kredidhenien ne Union Bank lidhur me zbatimin e sakte te kushteve te kredidhenies ne perputhje me manualet dhe procedurat ne fuqi.
    Kryen kontroll te dokumentacionit te dosjeve te kredisë retail lidhur me plotesimin me gjithe dokumentacionin e kerkueshem;
    Kryen verifikimet e nevojshme perfshire ato ne terren;
    Identifikon shkelje, veprime ne kundershtim me manualet dhe procedurat apo mosveprime sipas kerkesave te procedures perkatese;
    Dokumenton proceset, prodhon raportet me rezultatet duke identifikuar ngjarjet, shkeljet dhe risqet;
    Pritet te jape sugjerime ne lidhje me:
    -Masa per t’u ndermarre per korrigjim te ngjarjeve konkrete dhe pasojave qe kane prodhuar me qellim minimizimin e riskut dhe humbjeve te bankes;
    Me kerkese nga drejtuesi i divizionit dhe/ose drejtuesit te njësisë ben kontroll para ose pas vendimmarrjes per elemente te dosjes, si dokumentacioni apo te dhena te tjera me qellim zbardhjen e nje situate kreditimi te paqarte ose qe permban elemente te dyshimte. Raporton qarte dhe sakte ne lidhje me rezultatin e kontrollit (investigimit).
    Kryen kontrolle (investigim) ne lidhje me kredi NPL ne varesi te problematikes qe paraqet dhe me qellim qe te zbardhen shkaqet reale te klasifikimit. Pergatit raporte analize per keto kontrolle.
    Monitoron zbatimin e kushteve ne produktet kreditore ne Banke;
    Monitoron realizimin e kushteve pas disbursimit te kredive ne Banke;
    Profili Individual:
    Diplomë Universitare në Fakultetin e Ekonomisë, ose fusha te ngjashme;
    Eksperiencë të mëparshme min 3 vjeçare ku te pakten nje vit te kete trajtuar aplikime te kredive per individe.
    Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore;
    Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim;
    Aftësi të shkëlqyera analitike, raportimi, i/e kujdesshëm ndaj detajeve.
    Njohuri te thella ne teknikat e kontrollit;
    Njohuri te thella per proceset e kredidhenies;
    Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
    Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të gjuhës Angleze.
    Ftojmë personat e interesuar të aplikojnë brenda datës 10 Shkurt 2025 duke dërguar dokumentacionin si më poshtë:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected].
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].
     
    Apply

    WhatsApp

    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X