EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin: Faturist.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
1. Kontroll strikt i të dhënave të porosive të pasqyruara në sistem
2. Kthimi i porosive në Faturë
3. Asistencë në koordinimin e porosive
4. Plotësimi i përmbledhëses ditore të faturave sipas transportuesve
5. Raport ditor I lëvizjes së magazinës
6. Identifikimi i Nipteve të pezulluara
Kualifikimet dhe kërkesat
1. Arsim i mesem me drejtim ekonomik. Arsimi lartë përbën avantazh.
2. Eksperiencë mbi 2 vite në pozicione të ngjashme.
3. Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve financiare.
4. Njohuri shumë të mira të perdorimit te paketes Ms. Office.
5. Aftësi shumë të mira komunikimi.
Kompetencat dhe aftësitë e kërkuara
1. Punon në mënyrë të pavarur : Është i përgjegjshëm, i besueshëm, punon në mënyrë të pavaruar
2. Mendon për biznesin: Përpiqet për punë cilësore
3. Maksimizon kontributin e tij: Ka qëndrim prej fituesi
4. Ka rezultat: Ekzekuton në mënyrë të shkëlqyer detyrat
5. Ruan konfidencialitetin: Ruan konfidencialitetin e informacionit që merr gjatë gjithë periudhës së punësimit në kompani
Shënime:
Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 01/12/2023.
Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
*Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale
Apliko