Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Analist Shitje


    EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqërite lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri për shkak të zgjerimit të aktivitetit, shpall vakant pozicionin:
    "Analist Shitje"

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Evidenton dhe analizon të dhënat për të mbështetur vendimet e drejtimit.Përgatit parashikime për shitjet bazuar në vlerësimet e tregut dhe statistikat e kryera.Bashkëpunon me ekipin e shitjes, marketingut dhe trade marketing në përgatitjen e analizave të ecurisë së aktivitetit dhe parashikimeve.Analizon të dhëna për të gjitha tregjet në lidhje me aktivitetet, investimet dhe materialet promocionale.Përgatit pyetësorë të ndryshëm në lidhje me informacione nga tregu.Bashkëpunon me IT për mbledhjen e të dhënave elektronike apo implementimin e pyetësorëve në sistem.Bashkëpunon me departamentin e shitjes për të siguruar integritetin e të dhënave në sistemin elektronik mbi klientët, artikujt, nivelet e çmimeve dhe skontove.Bashkëpunon me departamentin e blerjes apo financës për të siguruar integritetin e të dhënave në sistemin elektronik mbi furnitorët, artikujt, nivelet e çmimeve dhe skontove.Ekzekuton raportimin periodik të raporteve standarde sipas kalendarit të përcaktuar nga drejtuesi i njësisë.Përpilon/paraqet raporte dhe statistika sipas kërkesave/nevojave të drejtuesve dhe departamenteve të kompanisë.Ndihmon ose drejton (sipas projektit) në realizimin e implementimeve në sistemet aktuale dhe ato të reja.Çdo detyrë tjetër në lidhje me funksionet e saj, e caktuar nga eprorët e drejtpërdrejtë.Zbaton Rregulloren e brëndshme të Punëdhënësit dhe legjislacionin në fuqi.Realizon implementime në sistem.
    Kualifikimet dhe Kërkesat:
    Diplome Universitare me Drejtim ekonomik ose fusha të tjera të ngjashme.Eksperiencë pune në role të ngjashme të paktën 3 vjet, avantazh eksperienca në FMCG.Aftësi teknike në përdorimin e software financiare (Bilanc, Business Central (D365), NAV 2017, PowerBI, etj).Përdorues shumë i mirë i Ms. Office, specifikisht programit excel.Aftësi shumë të mira komunikuese.Aftësi të punës në grup.Aftësi të spikatura analitike.Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze të folur dhe të shkruar.
    Shënime:
    Personat e interesuar, mund të dërgojnë Cv në adresën [email protected] brënda datës 01/12/2023.
    Në subjekt të e-mailit të vendoset pozicioni i punës për të cilin aplikohet.
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen nga kompania.
    *Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojten e të dhënave personale Ligjit (Nr. 9887 datë 10.03.2008) Për mbrojtjen e të dhënave Personale.
    Apliko
Working...
X