Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Kostoist (Mekanik/Elektrik) | Balfin Construction

    Inxhinier Kostoist (Mekanik/Elektrik) | Balfin Construction
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Elektrike | ElektronikeInxh. Mekanike | MekatronikInxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Inxhinier Kostoist (per punime mekanike ose elektrike)
    Departamenti: Menaxhimit të Kostos, Raportimit, HSE & QA/QC
    Vendodhja: Zyrë qëndrore/ Kantier
    Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Kostoist ka përgjegjësi kryesore ndjekjen dhe menaxhimin e kostos së objekteve, per punimet mekanike (perfshihen punimet HVAC, hidraulike, MKZ, FU, FUZ etj.) ose per punimet elektrike (Data, CCTV etj.), në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analiza ne lidhje me çmimet për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë, me qellim llogaritjen, vleresimin dhe mbikeqyrjen e kostove te punimeve elektrike krahasuar me buxhetin.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Përgatitja e situacioneve mujore, librezës së masave dhe analizës së çmimeve, duke përfshirë kontrollet e situacioneve të nënkontraktorëve për punime HVAC, hidraulike, MKZ, FU, FUZ, etj./ ose sisteme Data, zjarri, etj. Hartimi i situacioneve për punime që realizohen nga vetë kompania, si dhe ndërtimi i analizave të çmimeve sipas punimeve mujore.
    Rakordimi mujor me Departamentin e Financës për inventarët, gjendjen në magazinë dhe shkarkimin e materialeve mekanike ose elektrike;
    Përpilimi dhe hartimi i preventivave (pjesa mekanike ose elektrike) me çmimet përkatëse për zëra të punimeve që kryhen nga vetë kompania;
    Kontrolli dhe vlerësimi i preventivave (pjesa mekanike ose elektrike) me çmimet përkatëse të projekteve të ndryshme që vijnë nga studiot e projektimit;
    Ndjekja e kostos në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve (pjesa mekanike ose elektrike), së bashku me Projekt Menaxheret, Inxhinier perkates;
    Raportimi i kostos së objekteve per pjesen mekanike ose elektrike tek Projekt Menaxheri, Drejtori Teknik dhe Departamenti i Financës;
    Përgatitja e preventivave për punime mekanike ose elektrike të paketave tenderuese;
    Mbikëqyrja e kontratave që lidhen me disiplinën dhe respektimin e kushteve të dakordësuara;
    Rishikimi i analizave teknike dhe manualit të çmimeve sipas tregut dhe publikimeve zyrtare;
    Rishikimi periodik i legjislacionit dhe botimeve në Fletoren Zyrtare në lidhje me çështjet e kostove të ndërtimit dhe procedurat e kontrollit tatimor;
    Kontrolli i tregut për çmimet e dhëna nga kontraktorët dhe nënkontraktorët, duke raportuar tek Projekt Menaxheri për të ndihmuar në negocimet e ndryshme për fiksimin e çmimeve në preventiv;
    Hartimi i preventivave dhe situacioneve për punimet shtesë të klientëve, rimbursimet dhe rakordimet përfundimtare (pjesa mekanike ose elektrike)
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose Elektrike.
    Kualifikime të tjera:
    Të ketë një eksperiencë të mjaftueshme në fushën e mbajtjes së kostos se ndërtimit për punimet mekanike ose elektrike në kompanitë e ndërtimit;
    I aftë të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve;
    Të jetë i aftë të komunikojë dhe të punojë në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë;
    Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese ne grup;
    Të njohë programet bazë në kompjuter, AUTOCAD;
    Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime

    Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në link: https://balfinconstruction.zohorecr....rce=CareerSite
    Afati i dorëzimit: 13/02/2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
    Balfin Construction ofron një paketë tërheqëse shërbimesh, duke përfshirë një shpërblim të drejtë bazuar në meritë dhe performancë.
     
    Apply

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X