Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri
i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë,
sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar.
Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.
Aktualisht kompania jonë në zgjerim po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin e Kasapit.
Përgjegjësitë e pozicionit:
Kryen ndarjen e mishit në mënyrë anatomike për tregëtim sipas kërkesave të klientëve;Parapërgatit organet e brendshme / kokën dhe këmbët e kafshëve për tregtim ose përpunim të mëtejshëm;Kryen ruajtjen e mishit në kushtet e duhura sipas llojit dhe mënyrës së përdorimit;Përgatit për ekspozim mishin në frigoriferet përkatëse sipas llojit të prodhimit;Grin mishin në makineri;Kryen peshimin dhe paketimin e mishitPastron dhe dezinfekton vendin dhe mjetet e punës;Menaxhon ankesat dhe kërkesat e klientit dhe vë në dijeni menaxherin për to.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Minimumi 3 vite eksperiencë të mëparshme në këtë pozicion;Të ketë mbaruar arsimin e mesëmMosha nga 30 deri në 50 vjeç
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [email protected]
ose të kontaktojnë në numrin 0697006528
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
AplikoWhatsApp