Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e shitjesh

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e shitjesh
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | Backoffice
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
    Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.
    Kompania kërkon: Koordinator/e Shitje

    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    · Përgjegjes/e për zhvillimin dhe mbajtjen e të dhënave të shitjes dhe vënia në dispozicion në formate të ndryshme dhe shpeshtësi sipas kërkesës së menaxherëve të shitjes;
    · Nxjerrja e indikatorëve krahasues të shitjes dhe monitorimi i ecurisë së procesit të shitjeve ;
    · Kryen analiza të shifrave dhe statistikave mbi tregun dhe raporte periodike të përmbledhura mbi dinamikat e tregut;
    · Mirëmban databazën e shitjes dhe gjeneron raporte për shitjet në kohe reale dhe sipas kërkesës;
    · Raporton shitjet e realizuara në baza ditore;
    · Koordinon me departamentet e tjera apo njësi detyra që lidhen me sigurimin e të dhënave për shitje dhe për detyra të tjera shtese sipas kërkesës;
    · Ndjek dhe rakordon çdo muaj shifrat e shitjeve me departamentin e financës;
    · Koordinon me departamentet e tjera duke siguruar një proçes normal të gjithë aktivitetit të shitjeve;
    · Kryen detyra të tjera sipas nevojës.
    Kërkesat/Kualifikimet:
    - Edukimi: Diplomë Universitare në Administrim Biznesi, Ekonomiks, (Përbën përparësi nëse është i diplomuar në Informatikë ekonomike);
    - Eksperiencë administrative në analizim të dhënash;
    - Aftësi të shkëlqyera në Microsoft Office Excel;
    - Aftësi të mira të komunikimit me gojë dhe me shkrim në Anglisht dhe Shqip;
    - Aftësi bashkëpunuese dhe ndërveprimi në grup;
    - Aftësi dhe dëshirë për të punuar me persona nga nivele të ndryshme menaxhimi;
    Shënime:
    Nëse doni të jeni pjesë e ekipit tonë aplikoni tani në adresën: [email protected]
    Cel. : 0676047277
     
    Apply

    WhatsApp

    A.M.G sh.p.k
    Rr.Tirane-Durres. Km.6 Kashar
    1000 Tirane, Albania
    [email protected] | www.amgfood.com
Working...
X