Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune MENAXHER PRODHIMI (Profili Inxhinier Mekanik)

    Tirane, ofroj vend pune MENAXHER PRODHIMI (Profili Inxhinier Mekanik)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Mekanike | Mekatronik
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushen e Menaxhimit te Burimeve Njerëzore që ofron shërbime të tilla si kërkimi i ekzekutivëve, këshillimi për karrierën, programe e trajnimi, shërbime EOR, etj. Përmes angazhimit tonë të vazhdueshëm ndaj çështjeve të burimeve njerëzore, ne përpiqemi të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
    Në emër të një klienti të njohur, me aktivitet shumëvjeçar në Shqipëri dhe rajon, Dimension HR po rekruton kandidatë për pozicionin:
    MENAXHER PRODHIMI (Profili Inxhinier Mekanik)
    Përgjegjësitë kryesore të rolit përfshijnë:
    Mbikëqyrja e procesit të realizimit të planit të prodhimit dhe sigurimi i përmbushjes së kërkesave të caktuara.
    Kontrolli i standardeve të cilësisë së procesit të prodhimit, duke u bazuar në dokumentacionin përkatës.
    Bashkëpunimi me departamentin e logjistikës për të marrë dhe parashikuar planet javore të prodhimit.
    Monitorimi dhe analiza e skrapit, duke identifikuar shkaqet dhe duke gjetur metoda për reduktimin e tij.
    Ndjekja e çështjeve disiplinore, menaxhimi i mungesave dhe pushimeve vjetore, si dhe zbatimi i masave disiplinore në përputhje me politikat e kompanisë.
    Gjetja e metodave për rritjen e produktivitetit dhe standardeve të cilësisë.
    Zbatimi i rregulloreve të kompanisë dhe mbajtja e etikës së komunikimit brenda ekipit dhe me eprorët.
    Kërkesat për kandidatin ideal:
    Diplomë në inxhinieri (elektrike, mekanike ose fushë të ngjashme).
    Njohuri dhe përvojë në proceset e prodhimit, veçanërisht në industri të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme prej 1-3 vjet në prodhimin e kabllove ose makinerive është e preferueshme.
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimi, si dhe njohuri të avancuara të gjuhës angleze dhe përdorimit të kompjuterit.tes, njohuri shumë të mira kompjuterike.
    Mënyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [email protected] me subjekt "MENAXHER PRODHIMI"
    Bazuar ne aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Cel. : 0674647484
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X