Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofrohet vend pune Shitje


    Përfaqësues Shitjesh për HORECA -
    A.M.G sh.p.k e themeluar qe ne vitet 90. Një kompani me eksperiencë 25 vjeçare në fushën e importit dhe shpërndarjes së produkteve ushqimore të ngrira si Akullore Algida (Magnum, Corneto, Carte'Dor, Scandal, King Kone…), Produkte Pule Lezita (Kotoleta, Krahe Pule, Finger Pule, Fileto Pule), Produkte Brumi Ioniki, Perime Polar Food, Produkte Deti Siblou etj. Tashmë e konsoliduar si një lider në tregun shqiptar me nje staf profesionist dhe me përvojë. Gjithmonë të përkushtuar ndaj qëllimit për të përmbushur nevojat e klientëve tanë. Në kuadër të rritjes së cilësisë së shërbimit kompania është në kërkim të një stafi të ri energjik dhe me dëshirë për rritje profesionale.

    Kompania kerkon të punësoje Përfaqësues Shitjesh për HORECA për qytetin e Tiranës.
    Përfaqesuesi i shitjeve për HORECA është përgjegjës shitjesh për ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve të forta profesionale me klientët HORECA (shërbime ushqimore si katering, bare, kafene, resorte, kafene, restorante dhe industri të tjera të lidhura), duke siguruar vizibilitet, arritjen e objektivave të shitjeve dhe ofrimin e shërbimit me cilësi të lartë ndaj klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.

    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

    Zhvillon kanale HORECA për të gjithë gamën e produkteve në zonën e caktuar për të prezantuar marken.Komunikon me klientët HORECA përzgjedhjen e produkteve të disponueshme, promovimet dhe artikujt e rinj.Kërkon dhe identifikon mundësi të reja shitjesh për HORECA dhe kanale të ngjashme në të gjithë territorin.Mban marrëdhënie efektive me klientët dhe siguron përvojë të mirë me klientët.Trajton dhe përgjigjet pyetjeve ekzistuese të produkteve nga klientët, në mënyrë efektive dhe të saktë.Këshillon klientët për zgjedhjen e duhur të produkteve në përputhje me nevojat e tyreRaporton çdo ankesë të klientit tek eprori per ti dhene zgjidhje problematikave.Qëndron i mirëinformuar për aktivitetet e konkurrentit dhe tendencat e tregut në fushën që lidhet me markat/produktet dhe informon eprorin kur nevojitet (çmimi, promovimi, artikujt e rinj…)Monitoron shitjet në treg për të siguruar qe objektivat janë përmbushur.Mban shënime të sakta për të gjitha aktivitetet e shitjeve dhe kërkimit të HORECA, duke përfshirë takimet prezantimet, shitjet e mbyllura dhe aktivitetet vijuese brenda territorit të caktuar.Përgatit raporte dhe analiza të rregullta në kanalin e shitjeve HORECA
    Kualifikimet

    Studimet e larta përbëjne avantazh;Të ketë eksperiencë pune 2-5 vjet;Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të të punuarit në grup;Te kete leje drejtimi te klasit B
    Aftesi te tjera

    Eksperienca në treg për klientët Horeca përbën avantazhAftesi komunikimi, Aftësi organizativeAftësitë ne shitje, shpirt gare ShitjesAftësitë negociuese dhe aftesi te zgjidhe probleme.
    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV në adresën: [email protected] ose kontaktoni ne numrin e telefonit: 0676047277
    AplikoWhatsApp
Working...
X