Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Magazinier

    Tirane, ofroj vend pune Magazinier
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Rr. e Kavajes | 21 Dhjetori



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Magazinier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Mundësi Punësimi - Magazinier
    VEGA Group, është një kompani lider në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri dhe më gjerë. Të specializuar në sektorin e fotovoltaikës dhe infrastrukturën e karikimit të automjeteve elektrike, ne po udhëheqim rrugën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të gjelbër.
    Në kuadrin e zgjerimit të kompanive të saj, për të ofruar një shërbim sa më profesional, VEGA Group po kërkon të zgjerojë stafin me një Magazinier.
    Detyrat dhe Pergjegjësitë:
    Ndjek procesin e përgatitjes dhe paketon produktet për grupet e punës;
    Organizon magazinimin në mënyrë efikase të stokut me qëllim nxjerrjen sa më të lehtë të tij për përdorim;
    Bashkëpunon me Divizionin e Prokurimeve dhe Logjistikës për sigurimin e furnizimit në kohë me materialet më të nevojshme;
    Mbikëqyr kontrollin e cilësisë për produktet që dalin nga magazina;
    Mban regjistra të saktë të lëvizjeve të inventarit;
    Zbaton protokollet e sigurisë dhe garanton një mjedis të sigurt të punës;
    Përgatit raporte të hollësishme mbi veprimtarinë e magazinës për shqyrtim nga supervizori;
    Mban pastër dhe të organizuar magazinën, duke vendosur produktet në vendet e duhura dhe duke mbajtur rrugën e lëvizjes të lirë për personelin dhe pajisjet e transportit;
    Rregullon materialet sipas sistemit të kodimit ose organizimit për të identifikuar dhe lokalizuar produktet me lehtësi;
    Mban dokumentacionet e hyrjeve/daljeve të materialeve në magazinë, regjistrimin e të dhënave të rëndësishme si dhe arkivimin fizik të dokumentacionit;
    Përgjegjës për monitorimin dhe parandalimin e humbjeve të materialeve në magazinë;
    Kriteret dhe Kualifikimet:
    Minimumi 3 vite eksperience pune në këtë pozicion;
    Të njohë mirë paketën Office, veçanërisht Exel;
    Të zotërojë Patentë Klasi B;
    Aftësi të mira në komunikim dhe organizim;
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Magazinier”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X