Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofroj vend pune Pergjegjes/e Finance

    Sarande, ofroj vend pune Pergjegjes/e Finance
    Sarande

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/eKontabilitet | Audit
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përgjegjës/e Finance për Strukturë Hotelerike
    Përshkrim i përgjithshëm
    Përgjegjësi/sja e Financës do të punojë së bashku me ekipin në bashkëpunim të ngushtë me Drejtuesin e Departamentit të Financës
    dhe do të luajë një rol të rëndesishëm në përmirësimin dhe ruajtjen e gjendjes financiare.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Kontroll i detajuar i regjistrimeve në Alpha Web;
    • Kontroll i të gjitha dokumentacioneve të hyrjeve/daljeve nga magazina në destinacione të tjera;
    • Kontrolli dhe verifikimi i veprimeve me mjetet monetare;
    • Rakordimi i klientëve dhe furnitoreve, kasa fiskale, poss banke etj;
    • Të jetë në gjëndje të analizojë të dhënat financiare, të llogarisë kostot, dhe marzhet e kompanisë;
    • Raporton dhe kontrollon magazinat në pikat e shitjes, si dhe nxjerr diferencat sa herë i kërkohet dhe sa herë e shikon të arsyeshme;
    • Të zbatojë politikat, dhe procedurat e kompanisë;
    • Planifikon, organizon dhe menaxhon ngarkesën e punës;
    • Detyrat të tjera të cilat përkojnë me përmbushjen e detyrës së përgjegjësit te financës;
    • I/E aftë për të marrë përgjegjësi;
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    • Diplomë Universitare dega Financë- Kontabilitet;
    • Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vjeçare pune, në këtë fushë, përbën avantazh eksperienca në fushën e hoteleri-turizmit;
    • Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
    • Njohuri shumë të mira në programin Alpha Web;
    • Aftësi në përdorimin e paketës Ms Office;
    • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup.
    • Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    • Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
    • Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
    • Fleksibilitet me orarin e punës;
    Shënim: Në rast se do të jetë e nevojshme duhet të lëvizi edhe në strukturën hotelerike.
    Kandidate e interesuar te kontaktojne ne Nr.Tel: 0688146218
    Adresa: Bougainville Bay Resort & SPA
    Rr. Butriniti, Sarandë
     
    WhatsApp
Working...
X