Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti_Njohës i Gjuhës Greke


    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në departamentin e Menaxhimit në pozicionin: Menaxher Projekti
    Përshkrim i përgjithshëm: Menaxheri i Projektit do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për menaxhimin e projektit, në të gjitha aspektet teknike, financiare, administrative sipas afateve e procedurave të kompanisë.

    Detyrat

    Planifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.
    Kualifikimet

    Të zotërojë gjuhën greke.Të ketë përfunduar Fakultetin në Arkitekture, Inxhinieri Ndërtimi, etj.Preferohen kandidatë me diplome master në Menaxhim.Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune.Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e ndërtimit.Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze.Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office''.
    Shënime
    Te interesuarit jane te lutur te dergojne aplikimin e tyre nepermjet adrese tone te emailit: [email protected].
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Agikons. Sh. P. K
    E-mail: [email protected]
    Web: www.agikons.com
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

    Apliko
Working...
X