Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Koordinatore e Porosive

    Koordinatore e Porosive
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Profesioni | Fusha?Administrate | Nenpunes
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me shoWroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë.
    Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
    Pozicioni Vakant: Koordinatore e Porosive
    Përgjegjësitë
    Organizimi i prioriteteve për përgatitjen dhe dorëzimin e porosive bazuar në urgjencë dhe afate kohore.
    Koordinimi i adresave për shpërndarjen e mallrave duke optimizuar kohën dhe kostot e transportit.
    Njoftimi i të gjithë njësive në lidhje me rrugët që do të kryhen (një ditë para).
    Sigurohet të regjistrojë në sistemin e porosive të gjitha kërkesat e mbërritura nga departamentet.
    Komunikimi i drejtpërdrejtë me magazinierët për të organizuar dërgesat dhe për të siguruar dorëzime të sakta.
    Përdorimi i sistemeve/email për të monitoruar dërgesat në kohë.
    Informimi i dyqaneve dhe departamentit tregtar për statusin e porosive të tyre, për çdo ndryshim në kohën e dorëzimit.
    Përgatitja e raporteve ditore, javore apo mujore që kërkohen nga departamentet përkatëse.
    Sigurohet që të gjitha proceset të kryhen në përputhje me politikat e kompanisë dhe standardet e cilësisë.
    Trajtimi i çështjeve të papritura si vonesat në dorëzim, mallrat e dëmtuara ose porositë e pasakta të hedhura, të cilat krijojnë ngarkesë të panevojshme.
    Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të ofruar zgjidhje të shpejta dhe efikase për klientët.
    Analizimi i proceseve ekzistuese dhe identifikimi i mundësive për përmirësimin e tyre.
    Kriteret
    Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
    Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
    Eksperiencë në një punë të ngjashme.
    Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
    Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt.
    Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresat :
    Email :[email protected]
    Cel. : 0676027237
    Ose dorëzoni Cv në adresen : Rr”Kavajes”, Nd.124, H. 10, Kati 2
    Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme .
    Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !
     
    Apply

    WhatsApp

    Globe Group
    0676027237 | [email protected]
Working...
X