Përshkrimi
AGIKONS Sh.p.k., një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit, e angazhuar për përsosmëri dhe cilësi të lartë, në kuadër të zhvillimit të saj fton individë të kualifikuar ti bashkohen kompanisë sonë në pozicionin: Inxhinier Elektrik me License ne Projektim.
Detyrat
Harton projekte elektrike në funksion të kërkesave dhe nevojave specifike të kompanisë.Shqyrton projektet elektrike ekzistuese për t'u siguruar nëse janë projektuar sipas kërkesës, parametrave dhe rregullave.Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur teknikoligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase.Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total.Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike, në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit.Planifikon, organizon dhe supervizon punën e ekipit elektrik për t'u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt.Harton dhe koordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes së instalimeve elektrike.
Kualifikimet
Edukim i lartë në Degën e Inxhinierise Elektrike.Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si Inxhinier Elektrik ne projektim.Te kete njohuri te Programe profesionale inxhinierike, AutoCAD, Microsoft office.
Shënime
Te interesuarit te aplikojnë nëpërmjet adresës zyrtare të emailit [email protected]
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Departamenti i Burimeve Njerezore
Agikons. Sh. P. K
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apliko