Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune KIMIST

    Durres, ofroj vend pune KIMIST
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kimi | Biologji | Bio-Kimi | Teknolog
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    "deKoll" sh.p.k është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat
    PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
    Me zgjerimin e veprimtarise tregetare, "deKoll" kerkon te punesoje nje KIMIST/E
    Përmbledhja e Pozicionit: Kimisti është përgjegjës për të hartuar dhe kryer eksperimente për të zhvilluar produkte të reja dhe për të përmirësuar ato ekzistuese. Ai/ajo analizon të dhënat për të siguruar cilësinë dhe efektivitetin e proceseve dhe formulimeve kimike. Roli i tij/saj përfshin respektimin e protokolleve të sigurisë, përdorimin e pajisjeve laboratorike dhe bashkëpunimin me profesionistë të tjerë.
    Detyrat kryesore:
    Përgjegjës për kryerjen e testeve të ndryshme mbi produktet kimike dhe analizimin e përbërjeve të tyre;
    Kryen eksperimente duke përdorur pajisjet e duhura laboratorike;
    Analizon dhe raporton rezultatet e testit;
    Përgjegjës për kontrollin e cilësisë së produktit të gatshëm;
    Përgjegjës për raportimin e prodhimeve ditore;
    Përgjegjës për mirëmbajtjen e instrumentave dhe pajisjeve laboratorike duke u siguruar që e gjithë teknologjia të funksionojë siç duhet.Në rast se ka diçka që nuk funksionon ,raporton tek eprorët;
    Asiston në kryerjen e hulumtimeve dhe studimeve për përmirësimin e produkteve;
    Asiston në prova laboratorike, lëndë të para, produkte të reja dhe çertifikime;
    Përgjegjës turni;
    Përgjegjës për trajnimin e stafit të ri dhe ekzistues në rast nevoje;
    Zgjidh në mënyrë efiçente dhe sa më praktike emergjencat e lindura;
    Kryen funksione të tjera të përcaktuara ose që lindin në bazë të nevojave të kompanisë;
    Kualifikimet:
    Të jetë diplomuar në bachelor / master për kimi;
    Aftësi të forta analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
    Aftësi në përdorimin e pajisjeve laboratorike dhe softuerit për analizën e të dhënave;
    Aftësi të mira komunikuese, si me shkrim ashtu edhe me gojë;
    Kandidatët e interesuar, mund të aplikojnë duke dërguar CV e tyre në adresën e postës elektronike: [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    Cel. : 069 405 8797
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X