Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zbatim

    Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zbatim
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shoqëria Senka shpk ofron pozicion të lirë pune për Inxhinier Ndërtimi në zbatim
    Inxhinieri i Ndërtimit në zbatim kontrollon tërësinë e punimeve në përputhje me projektin, specifikimet teknike, legjislacionin e aplikueshëm në fuqi dhe kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Përpunon projektet, harton situacionet mujore dhe librezat e masave për objektin përkatës;
    Harton dhe ndjek grafikun e punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit;
    Identifikon, planifikon dhe llogarit volumet për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv;
    Përgatit raportet ditore të ecurisë së punimeve;
    Përgatit dosjen teknike të objektit për dorëzim.
    Personat e interesuar duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
    Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit
    Të ketë të paktën 2-3 vjet eksperiencë pune në zbatim
    Të lexojë mirë projektet dhe të ketë aftësi të mira preventivuese
    Të ketë aftësi të mira komunikuese
    Të ketë aftësi menaxheriale dhe të jetë i aftë në vendosjen e prioriteteve në punë
    Të përdorë mirë programet Autocad dhe Microsoft Office
    Mirëpresim aplikimet për këtë mundësi punësimi. Ju lutemi dërgoni CV tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e email-it: [email protected]
     
    Apply
Working...
X