Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social

    Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Shoqata SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi eshte nje organizate sociale, jo-politike dhe jo fetare, qe ofron kujdes afatgjate me baze familjare per femijet, te cilet kane humbur prindrit, apo qe per arsye te ndryshme nuk mund te jetojne me ta. ​SOS Fshatrat e Femijeve mbeshtet gjithashtu femijet dhe familjet ne nevoje permes projekteve, qe synojne zhvillimin e kapaciteteve te ketyre familjeve
    Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:
    Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes, Sauk​
    Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.
    Pergjegjesite Kryesore:
    Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
    Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
    Siguron dokumentacionin e duhur për çdo familje të përfshirë në projekt dhe siguron plotësimin e dosjes individuale të familjeve në mënyrë të rregullt dhe periodike.
    Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
    Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
    Koordinon shërbimet që i ofrohen familjeve pjesëmarrëse si brenda qendrës, ashtu edhe jashtë saj.
    Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
    Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.
    Siguron kualifikime profesionale dhe mundësi për punësim për përfituesit.
    Siguron monitorim periodik dhe rivlerësim të rasteve
    Realizon Rivlerësimin e Nevojave dhe PIZHF për cdo familje në mënyrë individuale sipas procedures se administrimit te rasteve.
    Ne kuader te zbatimit te Politikes se Mbrojtjes se Femijeve:
    Ka përgjegjësinë për të mbrojtur fëmijët nga te gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
    Ka përgjegjësinë të raportojë menjeherë cdo dyshim, shqetësim, akuzë apo incident në lidhje me sigurinë e fëmijëve sipas sistemit te mekanizmit te referimit shteteror;
    Ka pergjegjësinë të veprojë pa vonesë; vonesa në veprim mund të cojë fëmijën në rreziqe të metejshme;
    Përfshin njerëzit e duhur në kohën e duhur; raportimi duhet të bëhet në strukturat përkatëse të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e fëmijës dhe/ose grupin e mbrojtjes së fëmijëve në nivel kombëtar.
    Siguron konfidencialitetin dhe ndarjen e informacionit sipas nevojave dhe specifikave të rastit.
    Ka per detyre te veproje ne perputhje me Rregulloren per parandalimin dhe mbrojtjen ndaj ngacmimeve, shfrytezimit dhe abuzimeve seksuale.
    Duhet te promovoje dhe mbeshtese krijimin e nje kulture te te respektuarit, dinjitetit, besimit dhe pergjegjshmerise, e cila pengon zhvillimin e cdo lloj shkeljeje dhe abuzimi;
    Profili për pozicionin Punonjës Social
    Diplomë në punë sociale;
    Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë;
    Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve;
    Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet ;
    Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup;
    Aftësi komunikuese shume te mira
    Paraqitja e dokumentave:
    Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat e mëposhtëme brenda datës 26.12.2024, në adresën [email protected]
    Curriculum Vitae;
    Letër interesi;
    Referencë
    Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
     
    Apply
Working...
X