Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje Real Estate "Grand Park Skyline"

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitje Real Estate "Grand Park Skyline"
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Liqeni | Rr. Kosovareve | Petro Nini



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitje
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Menaxher Shitje për Kompleksin Luksoz “Grand Park Skyline”
    Kompania: “X One” Shpk
    Pozita: Menaxher Shitje Real Estate
    Lokacioni: Tiranë.
    Një kompleks i ri modern brand rezidencial, do t’i shtohet së shpejti zhvillimit urban dhe arkitekturor të Tiranës. Grand Park Skyline është projekt nga arkitekti i mirenjohur zviceran, Valerio Olgiati dhe përfshin nje hotel me 5 yje, dy kulla brand rezidenciale dhe një qendër komerciale te quajtur Ziggurat.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    • Menaxhimi dhe zhvillimi i strategjive të shitjeve për kompleksin luksoz, duke siguruar që objektivat e shitjeve të arrihen.
    • Pozicionimin e projektit në tregun e luksit dhe prezantimi i tij për klientët potencialë.
    • Përdorimi i teknikave dhe mjeteve ndërkombëtare të marketingut dhe shitjeve.
    • Ndërveprimi me agjentët dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe negociatat me klientët dhe investitorët.
    • Rëndësi e veçantë do ti jepet krijimit të një marrëdhënieje të besueshme me klientët dhe ofrimit të shërbimeve cilesore.
    • Raportimi i shitjeve dhe analiza e tregut për të optimizuar strategjitë dhe per arritjen e objektivave.
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    • Eksperiencë të paktën 5-vjeçare në menaxhimin e shitjeve të pronave luksoze, në një kompani ndërkombetare real estate.
    • Njohuri shume te mira të tregut imobiliar dhe tendencave të zhvillimit të pasurive të paluajtshme luksoze.
    • Eksperiencë në punë me klientë ndërkombëtarë dhe aftësi për të menaxhuar komunikimin dhe negociatat në nivele të larta.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të negocimit.
    • Përshtatshmëri dhe fleksibilitet për të punuar në një mjedis me ritëm të shpejtë dhe me presion.
    • Njohuri shume te mira të ligjit të pasurive imobiliare, taksave dhe deklaratave financiare.
    • Njohuri te shkëlqyera te gjuhës angleze dhe italiane (gjuhët e tjera janë një avantazh).
    Si të Aplikoni:
    Nëse keni një pasion për tregun imobiliar luksoz dhe jeni të gatshëm për një sfidë ndërkombëtare, na dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, duke shpjeguar pse jeni kandidati ideal për këtë rol, në adresën tonë të emailit [email protected], ose na kontaktoni ne nr.tel: +355692085293.
    Ne po kërkojmë një profesionist që të bashkohet me ne në realizimin e një prej projekteve më të rëndësishëm dhe më prestigjiozë në Shqipëri. Ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuoni në suksesin e Grand Park Skyline!
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X