Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Shitese

    Tirane, ofrohet vend pune Shitese
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Blloku



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shites/e | Kasier/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Për më shumë se 30 vjet, kompania Mona është e angazhuar në projektimin, prodhimin dhe shitjen e artikujve prej lëkure dhe veshjeve prej tekstili, lëkure dhe gëzofi. Vitin e fundit, ajo prezantoi në gamën e artikujve dhe këpucët prej lëkure për femra.
    Ajo shet produktet e saj me cilësi dhe estetikë superiore përmes mbi 50 dyqaneve të saj me pakicë, si në vendin tonë ashtu edhe në rajon, dhe përmes blerjeve worldwide online shop, blerja e produkteve të Mona-s është e mundur nga çdo pjesë e botës.
    Nëse ju pëlqen të punoni me njerëz, ju pëlqen puna dhe ambienti dinamik dhe mbi të gjitha nuk jeni të panjohur me modën, ju ftojmë ta lexoni reklamën deri në fund, sepse kemi nevojë për përforcime në ekipin e shitjeve.
    Do të dëshironi të jeni pjesë e ekipit të MONA-s, sepse kjo do të thotë:​Të punoni në një kompani të qëndrueshme me mbi 30 vite sukses;
    Trajnime të organizuara;
    Mentorimi që nga dita e parë;
    Sistemi i bonusit transparent dhe real;
    Çmime përvjetori për besnikëri;
    Dhuratat e 8 Marsit;
    Pako për Vitin e Ri për fëmijët e punonjësve, dhurata për studentë kampionë;
    Dhurata për kolegët që bëhen prindër;
    Puna në një ekip energjik dhe një mjedis të këndshëm pune.
    * mund të gjeni më shumë rreth benefiteve që kompania u ofron punonjësve në www.monaonline.com/rs/benefiti
    Detyrat e juaja do të ishin:​Pranimi dhe kontrolli i mallrave, vendosja e sensorit të sigurisë dhe ekspozimi i mallit;
    Prezantimi i produktit në mënyrë profesionale;
    Puna në arkë – pagesa e produkteve me mjete të ndryshme pagese;
    Ofrimi i shërbimeve pas shitjes për klientët (shërbime, ankesa...);
    Zbatimi i të gjitha rregullave dhe procedurave të përcaktuara në nivel kompanie.
    Informacione teknike​Vendndodhja e punës: QTU & Sami Frasheri
    Orari i punës: 6 ditë në javë, 40 orë në javë;
    Puna në një ekip të vogël - deri në 4 persona.
    Kanditati jonë ideal duket kështu:​Është i sjellshëm, i këndshëm dhe ka një qasje profesionale ndaj klientit;
    Dëgjon me vëmendje klientin sepse e di se do t'i kuptojë më së miri nevojat e tij;
    Me vetëiniciativë dhe i fokusuar në arritjen e rezultateve;
    Ka një sens të fortë për modën;
    Njeh bazat e punës me kompjuter dhe gjuhën angleze;
    Të arsimuar në fushën e biznesit ose ekonomisë (arsimi i mesëm profesional);
    Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune në veshje me pakicë apo aksesorë mode.
    * mund të gjeni më shumë rreth kulturës organizative dhe karrierës në MONA në www.monaonline.com/rs/o-nama
    Nëse besoni se kjo është një punë që do t'ju pëlqente dhe do t'i përgjigjeshit me sukses sfidave që do të hasni, ju ftojmë të aplikoni dhe të na jepni mundësinë t'ju njohim.
    Duke dërguar një CV me të dhënat personale, të nevojshme për ekzekutimin e procesit të përzgjedhjes, ju jepni pëlqimin tuaj që kompania Mona Albania të përpunojë të dhënat e përcjellura, në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale. Të dhënat e mbledhura në këtë mënyrë ruhen për një periudhë 3-vjeçare nga data e dërgimit të të dhënave, me qëllim vlerësimin e mëvonshëm të nevojës për punësimin e kandidatëve.
    Cel. : +355685861229
    Cel. : +355685861229
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X