Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune me orar te plote | turni II Menaxher Dyqani dhe Staf Shitës WELL

    Tirane, ofroj vend pune me orar te plote | turni II Menaxher Dyqani dhe Staf Shitës WELL
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te ploteturni II
    Fusha | Profili i punes
    MenaxhimMenaxhim strategjik | DrejtuesSherbim KlientiShites/e | Kasier/eSupervizor
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Shoqëria WELL sh.p.k., pjesë e Alkos Group Albania, për shkak të zgjerimit të rrjetit të tij drugstore, kërkon të punësojë për qytetin e Tiranës, staf në pozicionet:
    1. Manaxher dhe Përgjegjës Turni (F/M) - janë përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
    Detyrat
    Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
    Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
    Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
    Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
    Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
    Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
    Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
    Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
    Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
    Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
    Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
    Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
    Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
    Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
    Raportimi mbi ecurinë e punës.
    2. Staf Shitës Full – Time - të cilët kryejnë njëherësh funksionet e punës kasier, sistemues dhe shërbim klient
    Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
    Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
    Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
    Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
    Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
    Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
    Mban pastër marketin, raftet, etj;
    Asiston klientet ne proçesin e blerjes me çfare ata kanë nevojë;
    Ndihmon klientin në gjetjen e produkteve për të cilat ai është i interesuar.
    Kërkesat e profilit
    Të kenë përfunduar arsimin e lartë për pozicionet menaxheriale dhe arsimin e mesëm për pozicionet e stafit, arsimi lartë për këto pozicione përbën avantazh;
    Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup;
    Fleksibël për punë me 2 turne;
    Ne ofrojmë:
    Pagë motivuese;
    Atmosferë miqësore dhe dinamike;
    Kontratë të rregullt pune;
    40 ore pune në javë;
    Vlerësim sipas performancës;

    Tjetër (Opsionale)
    Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën [email protected] ose ne numrin e tel: 0697053354
    *Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale“
    Cel. : 0697053354
     
    Apply

    WhatsApp

    WELL ALBANIA
    part of ALKOS GROUP ALBANIA
    Ad.: Rruga e Serave, Fshati Picar, Vorë, Tiranë
    (Autostrada Tiranë – Durrës KM12)
    Tel: +355 44 500 501
    Mob: +355 69 70 53 354
    E-mail: [email protected]
    E-mail: [email protected]
    Web: www.alkosgroup.al
Working...
X